Sahihu i Buhariut — Hadithi 3772

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Shekik ibn Seleme

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Vaili tregon: “Kur Aliu i dërgoi Amarin dhe Hasenin për në Kufe, që të bëjë thirrje për bashkim, aty foli Amari dhe tha: “Unë e di se ajo (Aishja) është gruaja e Pejgamberit ﷺ, në dynja dhe në ahiret, mirëpo Allahu ju ka vënë në provë se kë do të pasoni: atë (Aliun) apo Aishen.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الْحَكَمِ، سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ قَالَ: لَمَّا بَعَثَ عَلِيٌّ عَمَّارًا وَالْحَسَنَ إِلَى الْكُوفَةِ لِيَسْتَنْفِرَهُمْ خَطَبَ عَمَّارٌ فَقَالَ: إِنِّي لَأَعْلَمُ أَنَّهَا زَوْجَتُهُ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ، وَلَكِنَّ اللَّهَ ابْتَلاَكُمْ لِتَتَّبِعُوهُ أَوْ إِيَّاهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3772