Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni se Gajlan ibn Xheriri tregon se e pyeti Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A edhe më parë jeni quajtur me emrin ensarë, apo Allahu ju ka emërtuar i pari me të?” - Allahu na ka quajtur me atë emër, - u përgjigj Enesi. Gajlani shton: “Shkonim tek Enesi (në Basra), e ai na fliste për virtytet dhe betejat e ensarëve. Nganjëherë kthehej nga unë ose nga njëri prej fisit ezd dhe thoshte: “Në këtë ditë fisi yt ka bërë kështu e ashtu.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا مَهْدِيُّ بْنُ مَيْمُونٍ: حَدَّثَنَا غَيْلاَنُ بْنُ جَرِيرٍ قَالَ: قُلْتُ لأَنَسٍ: أَرَأَيْتَ اسْمَ الأَنْصَارِ كُنْتُمْ تُسَمَّوْنَ بِهِ؟ أَمْ سَمَّاكُمُ اللَّهُ؟ قَالَ: بَلْ سَمَّانَا اللَّهُ. كُنَّا نَدْخُلُ عَلَى أَنَسٍ فَيُحَدِّثُنَا مَنَاقِبَ الأَنْصَارِ وَمَشَاهِدَهُمْ، وَيُقْبِلُ عَلَىَّ أَوْ عَلَى رَجُلٍ مِنَ الأَزْدِ فَيَقُولُ: فَعَلَ قَوْمُكَ يَوْمَ كَذَا وَكَذَا، كَذَا وَكَذَا.