Sahihu i Buhariut — Hadithi 3781

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdurrahman ibn Aufi erdhi (në Medinë), Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi me Sad ibn Rabiun, i cili ishte shumë i pasur.” Sadi i tha: “Ensarët e dinë se unë jam më i pasuri i tyre, andaj po ta ndaj gjysmën e pasurisë sime. Po ashtu, i kam dy gra, shiko cila prej tyre të pëlqen, unë do ta lëshoj e, pasi të lirohet (nga koha e pritjes), martohu me të.” - Allahu të begatoftë në familjen tënde! - i tha Abdurrahmani. (Pasi shkoi në treg) atë ditë u kthye me pak gjalpë e gjizë. Pas pak ditësh, kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Abdurrahmani kishte gjurmë të verdha parfumi. I Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: - “Ç'është kjo?” - Jam martuar me një ensare, - tha Abdurrahmani. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa peshon një bërthamë e hurmës, - ose ka thënë: - Ar sa një bërthamë hurmeje. - “Bëj një gosti, të paktën me një dele” , - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: قَدِمَ عَلَيْنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ، وَآخَى النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَهُ وَبَيْنَ سَعْدِ بْنِ الرَّبِيعِ، وَكَانَ كَثِيرَ الْمَالِ، فَقَالَ سَعْدٌ: قَدْ عَلِمَتِ الأَنْصَارُ أَنِّي مِنْ أَكْثَرِهَا مَالاً، سَأَقْسِمُ مَالِي بَيْنِي وَبَيْنَكَ شَطْرَيْنِ، وَلِي امْرَأَتَانِ، فَانْظُرْ أَعْجَبَهُمَا إِلَيْكَ فَأُطَلِّقُهَا، حَتَّى إِذَا حَلَّتْ تَزَوَّجْتَهَا. فَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ: بَارَكَ اللَّهُ لَكَ فِي أَهْلِكَ. فَلَمْ يَرْجِعْ يَوْمَئِذٍ حَتَّى أَفْضَلَ شَيْئًا مِنْ سَمْنٍ وَأَقِطٍ، فَلَمْ يَلْبَثْ إِلاَّ يَسِيرًا، حَتَّى جَاءَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَعَلَيْهِ وَضَرٌ مِنْ صُفْرَةٍ فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَهْيَمْ؟" قَالَ: تَزَوَّجْتُ امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ. فَقَالَ: "مَا سُقْتَ إِلَيْهَا؟" قَالَ: وَزْنَ نَوَاةٍ مِنْ ذَهَبٍ، أَوْ نَوَاةً مِنْ ذَهَبٍ. فَقَالَ: "أَوْلِمْ وَلَوْ بِشَاةٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3781