Sahihu i Buhariut — Hadithi 3787

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Zejd ibn Erkami

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Ebu Hamzain se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ensarët thanë: “O i Dërguari i Allahut, çdo pejgamber ka pasues, ndërkohë ne të kemi pasuar ty. Prandaj, lute Allahun që edhe pasuesit tanë të jenë nga mesi ynë. Kështu, Pejgamberi ﷺ bëri dua për këtë.” ِ Amri thotë: “Ia paraqita këtë Ibn Ebu Lejlës e ai më tha: “Kështu ka pohuar Zejdi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَمْرٍو، سَمِعْتُ أَبَا حَمْزَةَ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَرْقَمَ قَالَتِ الأَنْصَارُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لِكُلِّ نَبِيٍّ أَتْبَاعٌ، وَإِنَّا قَدِ اتَّبَعْنَاكَ، فَادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَ أَتْبَاعَنَا مِنَّا. فَدَعَا بِهِ. فَنَمَيْتُ ذَلِكَ إِلَى ابْنِ أَبِي لَيْلَى. قَالَ: قَدْ زَعَمَ ذَلِكَ زَيْدٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3787