Sahihu i Buhariut — Hadithi 3788

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Zejd ibn Erkami

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Ebu Hamzai, një burrë ensar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ensarët thanë: “O i Dërguari i Allahut, çdo popull ka pasues, ndërkohë ne të kemi pasuar ty. Prandaj, lute Allahun që edhe pasuesit tanë të jenë nga mesi ynë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, bëji pasuesit e tyre nga mesi i tyre!” Amri ka thënë: “Ia përmenda këtë Ibn Ebu Lejlës e ai më tha: “Kështu ka pohuar Zejdi.” Shuëbe ka thënë: “Kujtoj se është për qëllim Zejd ibn Erkami.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ مُرَّةَ: سَمِعْتُ أَبَا حَمْزَةَ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ. قَالَتِ الأَنْصَارُ: إِنَّ لِكُلِّ قَوْمٍ أَتْبَاعًا، وَإِنَّا قَدِ اتَّبَعْنَاكَ، فَادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَ أَتْبَاعَنَا مِنَّا. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اللَّهُمَّ اجْعَلْ أَتْبَاعَهُمْ مِنْهُمْ". قَالَ عَمْرٌو: فَذَكَرْتُهُ لاِبْنِ أَبِي لَيْلَى قَالَ: قَدْ زَعَمَ ذَاكَ زَيْدٌ. قَالَ شُعْبَةُ: أَظُنُّهُ زَيْدَ بْنَ أَرْقَمَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3788