Sahihu i Buhariut — Hadithi 3789

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Ebu Usejd Malik Saidiu

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden, e ky nga Enes ibn Maliku se Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Familjet më të mira ensare janë: familja e benu nexharit, pastaj familja e benu abduleshhelit, pastaj ajo e benu Harith ibn Hazrexhit dhe më pas familja e benu saides, ndonëse në të gjitha familjet ensare ka mirësi.” Atëherë Sad ibn Ubade tha: “Mendoj se Pejgamberi ﷺ i vlerësoi ata kundrejt nesh.” Dikush i tha: “Ai ju vlerësoi ju më shumë se shumë fise të tjera.” Abdusamedi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katade, e ky e ka dëgjuar Enesin. Kështu transmeton edhe Ebu Usejdi nga Pejgamberi ﷺ, dhe thotë: “Sad ibn Ubade.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: سَمِعْتُ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أَبِي أُسَيْدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "خَيْرُ دُورِ الأَنْصَارِ بَنُو النَّجَّارِ، ثُمَّ بَنُو عَبْدِ الأَشْهَلِ، ثُمَّ بَنُو الْحَارِثِ بْنِ خَزْرَجٍ، ثُمَّ بَنُو سَاعِدَةَ، وَفِي كُلِّ دُورِ الأَنْصَارِ خَيْرٌ". فَقَالَ سَعْدٌ: مَا أَرَى النَّبِيَّ ﷺ إِلاَّ قَدْ فَضَّلَ عَلَيْنَا فَقِيلَ: قَدْ فَضَّلَكُمْ عَلَى كَثِيرٍ. وَقَالَ عَبْدُ الصَّمَدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، سَمِعْتُ أَنَسًا. قَالَ أَبُو أُسَيْدٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ بِهَذَا، وَقَالَ سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3789