Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga Abas ibn Sehli se Ebu Humejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Familja më e mirë ensare është familja e benu nexharit, pastaj ajo e benu abduleshhelit, pastaj familja e benu harithit, pastaj ajo e benu saides, ndonëse në çdo familje ensare ka mirësi.” Sad ibn Ubade shkoi dhe tha: “O Ebu Usejd, a nuk e vërejte se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ i vlerësoi ensarët, ne na renditi të fundit?” Më pas Sadi shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kur u vlerësuan familjet ensare, ne u renditëm të fundit.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “A nuk ju mjafton të jeni në mesin e të zgjedhurve?”
حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ يَحْيَى، عَنْ عَبَّاسِ بْنِ سَهْلٍ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنَّ خَيْرَ دُورِ الأَنْصَارِ دَارُ بَنِي النَّجَّارِ، ثُمَّ عَبْدِ الأَشْهَلِ، ثُمَّ دَارُ بَنِي الْحَارِثِ، ثُمَّ بَنِي سَاعِدَةَ، وَفِي كُلِّ دُورِ الأَنْصَارِ خَيْرٌ". فَلَحِقْنَا سَعْدَ بْنَ عُبَادَةَ فَقَالَ أَبَا أُسَيْدٍ: أَلَمْ تَرَ أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ خَيَّرَ الأَنْصَارَ فَجَعَلَنَا أَخِيرًا؟ فَأَدْرَكَ سَعْدٌ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، خُيِّرَ دُورُ الأَنْصَارِ فَجُعِلْنَا آخِرًا. فَقَالَ: "أَوَلَيْسَ بِحَسْبِكُمْ أَنْ تَكُونُوا مِنَ الْخِيَارِ؟"