Sahihu i Buhariut — Hadithi 3792

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Usejd ibn Hudajri

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden, e ky nga Enes ibn Maliku se Usejd ibn Hudajri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë ensar tha: “O i Dërguari i Allahut, a nuk më cakton prijës edhe mua, siç e ke caktuar filanin?” Pejgamberi ﷺ tha: “Pas meje do të hasni anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) , andaj bëni durim, derisa të më takoni te Hauzi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: سَمِعْتُ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أُسَيْدِ بْنِ حُضَيْرٍ، أَنَّ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ تَسْتَعْمِلُنِي كَمَا اسْتَعْمَلْتَ فُلاَنًا؟ قَالَ: "سَتَلْقَوْنَ بَعْدِي أَثَرَةً فَاصْبِرُوا حَتَّى تَلْقَوْنِي عَلَى الْحَوْضِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3792