Sahihu i Buhariut — Hadithi 3794

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Jahja ibn Seidi, teksa po shkonte te Velidi me Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se e dëgjoi Enesin duke thënë: “Pejgamberi ﷺ i thirri ensarët që t'u jepte tokë në Bahrejn, por ata thanë: “Jo, vetëm nëse u jep edhe vëllezërve tanë muhaxhirë aq sa na jep neve.” Pejgamberi ﷺ u tha: “E, nëse jo, atëherë bëni durim, derisa të më takoni (te Hauzi) , sepse pas meje do të hasni në anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ: سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - حِينَ خَرَجَ مَعَهُ إِلَى الْوَلِيدِ قَالَ: دَعَا النَّبِيُّ ﷺ الأَنْصَارَ إِلَى أَنْ يُقْطِعَ لَهُمُ الْبَحْرَيْنِ. فَقَالُوا: لاَ، إِلاَّ أَنْ تُقْطِعَ لإِخْوَانِنَا مِنَ الْمُهَاجِرِينَ مِثْلَهَا. قَالَ: "إِمَّا لاَ، فَاصْبِرُوا حَتَّى تَلْقَوْنِي، فَإِنَّهُ سَيُصِيبُكُمْ بَعْدِي أُثْرَةٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3794