Muhamed ibn Jahja Ebu Aliu më ka thënë: Na ka treguar Shadhani, vëllai i Abdanit, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe ibn Haxhaxhi, e ky nga Hisham ibn Zejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri dhe Abasi kaluan pranë një ndeje të ensarëve, të cilit po qanin. Njëri i pyeti: “Pse po qani?” Ata thanë: “Na u kujtua ndeja me Pejgamberin ﷺ.” Atëherë ai shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë. Pejgamberi ﷺ doli, me kokë të lidhur me një copë rrobe, hipi në minber, për herë të fundit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Ju porosis të silleni mirë me ensarët, sepse ata janë miqtë dhe të veçantët e mi (e ruajnë sekretin dhe amanetin tim) . Ata e kanë kryer obligimin që e kishin dhe u ka mbetur ajo që u takon (hyrja në Xhenet) . Pranoni (mirësitë) prej bamirësit të tyre dhe faljani (gabimet) keqbërësit të tyre .”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ يَحْيَى أَبُو عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا شَاذَانُ، أَخُو عَبْدَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبِي: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ بْنُ الْحَجَّاجِ، عَنْ هِشَامِ بْنِ زَيْدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: مَرَّ أَبُو بَكْرٍ وَالْعَبَّاسُ - رضى الله عنهما - بِمَجْلِسٍ مِنْ مَجَالِسِ الأَنْصَارِ وَهُمْ يَبْكُونَ، فَقَالَ: مَا يُبْكِيكُمْ؟ قَالُوا: ذَكَرْنَا مَجْلِسَ النَّبِيِّ ﷺ مِنَّا. فَدَخَلَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَخْبَرَهُ بِذَلِكَ قَالَ: فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ وَقَدْ عَصَبَ عَلَى رَأْسِهِ حَاشِيَةَ بُرْدٍ قَالَ: فَصَعِدَ الْمِنْبَرَ وَلَمْ يَصْعَدْهُ بَعْدَ ذَلِكَ الْيَوْمِ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "أُوصِيكُمْ بِالأَنْصَارِ، فَإِنَّهُمْ كَرِشِي وَعَيْبَتِي، وَقَدْ قَضَوُا الَّذِي عَلَيْهِمْ، وَبَقِيَ الَّذِي لَهُمْ، فَاقْبَلُوا مِنْ مُحْسِنِهِمْ، وَتَجَاوَزُوا عَنْ مُسِيئِهِمْ".