Sahihu i Buhariut — Hadithi 380

Namazi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, të Dërguarit të Allahut ﷺ i gatoi një ushqim dhe e ftoi për të ngrënë. Pasi hëngri, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.” Enesi thotë: “Mora një hasër, që ishte nxirë nga përdorimi i shumtë dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për t'u falur, kurse unë dhe jetimi (që ishte me ne) u rreshtuam pas tij. Mbrapa nesh ishte edhe gjyshja plakë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate dhe shkoi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّ جَدَّتَهُ مُلَيْكَةَ دَعَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لِطَعَامٍ صَنَعَتْهُ لَهُ، فَأَكَلَ مِنْهُ ثُمَّ قَالَ: "قُومُوا فَلأُصَلِّ لَكُمْ". قَالَ أَنَسٌ: فَقُمْتُ إِلَى حَصِيرٍ لَنَا قَدِ اسْوَدَّ مِنْ طُولِ مَا لُبِسَ، فَنَضَحْتُهُ بِمَاءٍ، فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَصَفَفْتُ أَنَا وَالْيَتِيمَ وَرَاءَهُ، وَالْعَجُوزُ مِنْ وَرَائِنَا، فَصَلَّى لَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ انْصَرَفَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/380