Sahihu i Buhariut — Hadithi 3800

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ahmed ibn Jakubi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Gasili, e ky e ka dëgjuar Ikrimen se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli (nga shtëpia për në xhami) me një gunë të hedhur krahëve dhe një çallmë të zezë (në kokë). U ul në minber, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; O ju njerëz! Njerëzit e tjerë po shtohen, kurse ensarët po pakohen, derisa të mbesin si kripa në ushqim. Cilido nga ju (o muhaxhirë) që merr ndonjë post, me të cilin dëmton dikë ose i bën mirë (le të kujdeset për ensarët) , le të pranojë prej bamirësit të tyre (mirësitë) dhe le t'ia falë keqbërësit (gabimet) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يَعْقُوبَ: حَدَّثَنَا ابْنُ الْغَسِيلِ: سَمِعْتُ عِكْرِمَةَ، يَقُولُ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَعَلَيْهِ مِلْحَفَةٌ مُتَعَطِّفًا بِهَا عَلَى مَنْكِبَيْهِ، وَعَلَيْهِ عِصَابَةٌ دَسْمَاءُ حَتَّى جَلَسَ عَلَى الْمِنْبَرِ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، أَيُّهَا النَّاسُ! فَإِنَّ النَّاسَ يَكْثُرُونَ وَتَقِلُّ الأَنْصَارُ، حَتَّى يَكُونُوا كَالْمِلْحِ فِي الطَّعَامِ، فَمَنْ وَلِيَ مِنْكُمْ أَمْرًا يَضُرُّ فِيهِ أَحَدًا أَوْ يَنْفَعُهُ، فَلْيَقْبَلْ مِنْ مُحْسِنِهِمْ، وَيَتَجَاوَزْ عَنْ مُسِيئِهِمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3800