Sahihu i Buhariut — Hadithi 3804

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Umame ibn Sehël ibn Hunejfi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz kërkuan të gjykohen nga Sad ibn Muadhi, prandaj Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur. Kështu, Sadi erdhi hipur në një gomar. Kur iu afrua xhamisë, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni në këmbë për më të mirin tuaj, - ose ka thënë: për zotërinë tuaj .” Pastaj shtoi: “O Sad, këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai iu përgjigj: “Unë gjykoj që, luftëtarët të vriten, kurse gratë e fëmijët të robërohen.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Gjykove sipas gjykimit të Allahut, - ose ka thënë: sipas gjykimit të Mbretit (Allahut) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَرْعَرَةَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِي أُمَامَةَ بْنِ سَهْلِ بْنِ حُنَيْفٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ أُنَاسًا نَزَلُوا عَلَى حُكْمِ سَعْدِ بْنِ مُعَاذٍ، فَأَرْسَلَ إِلَيْهِ فَجَاءَ عَلَى حِمَارٍ، فَلَمَّا بَلَغَ قَرِيبًا مِنَ الْمَسْجِدِ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "قُومُوا إِلَى خَيْرِكُمْ أَوْ سَيِّدِكُمْ". فَقَالَ: "يَا سَعْدُ، إِنَّ هَؤُلاَءِ نَزَلُوا عَلَى حُكْمِكَ". قَالَ: فَإِنِّي أَحْكُمُ فِيهِمْ أَنْ تُقْتَلَ مُقَاتِلَتُهُمْ وَتُسْبَى ذَرَارِيُّهُمْ. قَالَ: "حَكَمْتَ بِحُكْمِ اللَّهِ، - أَوْ بِحُكْمِ الْمَلِكِ -".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3804