Ali ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka rrëfyer Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një nate të errët dy njerëz dolën prej shtëpisë së Pejgamberit ﷺ dhe një dritë u paraqit pranë tyre, e cila vazhdoi t'i përcjellë derisa u ndanë, e në atë rast drita u nda në dysh. Mameri transmeton nga Thabiti se Enesi ka thënë: “(Ata ishin) Usejd ibn Hudajri dhe një burrë ensar.” Hamadi ka thënë: “Na ka treguar Thabiti se Enesi ka thënë: “Usejd ibn Hudajri dhe Abad ibn Bishri ishin te Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا حَبَّانُ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: أَخْبَرَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلَيْنِ خَرَجَا مِنْ عِنْدِ النَّبِيِّ ﷺ فِي لَيْلَةٍ مُظْلِمَةٍ، وَإِذَا نُورٌ بَيْنَ أَيْدِيهِمَا حَتَّى تَفَرَّقَا، فَتَفَرَّقَ النُّورُ مَعَهُمَا. وَقَالَ مَعْمَرٌ عَنْ ثَابِتٍ عَنْ أَنَسٍ: أَنَّ أُسَيْدَ بْنَ حُضَيْرٍ وَرَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ. قَالَ حَمَّادٌ: أَخْبَرَنَا ثَابِتٌ عَنْ أَنَسٍ: كَانَ أُسَيْدُ بْنُ حُضَيْرٍ وَعَبَّادُ بْنُ بِشْرٍ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ.