Sahihu i Buhariut — Hadithi 3809

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e ky e ka dëgjuar Shuëben, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubejit: “Allahu më urdhëroi të t'i lexoj këto ajete : “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte dëshmia e qartë.” (Bejineh, 1) Ai pyeti: “Më përmendi me emër, vallë?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Po.” Atëherë Ubeji qau.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ قَالَ: سَمِعْتُ شُعْبَةَ: سَمِعْتُ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأُبَىٍّ: "إِنَّ اللَّهَ أَمَرَنِي أَنْ أَقْرَأَ عَلَيْكَ: ﴿لَمْ يَكُنِ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ مُنفَكِّينَ حَتَّىٰ تَأْتِيَهُمُ الْبَيِّنَةُ ﴾ [البينة: ١] ". قَالَ: وَسَمَّانِي؟ قَالَ: "نَعَمْ". قَالَ: فَبَكَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3809