Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullah ibn Amir ibn Sad ibn Ebu Vekasit, e ky nga babai i tij se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë për dikë që ecën në Tokë se është banor i Xhenetit, përveç për Abdullah ibn Selamin. Në lidhje me të ka zbritur ajeti: “Thuaj: “Më tregoni mua se, nëse ai (Kurani) është prej Allahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga benu israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej Allahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)? E, s'ka dyshim se Allahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit. ” (Ahkaf, 10)
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: سَمِعْتُ مَالِكًا، يُحَدِّثُ عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ عَنْ عَامِرِ بْنِ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: مَا سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ لأَحَدٍ يَمْشِي عَلَى الأَرْضِ: إِنَّهُ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ. إِلاَّ لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ سَلاَمٍ قَالَ: وَفِيهِ نَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِن كَانَ مِنْ عِندِ اللَّـهِ وَكَفَرْتُم بِهِ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِّن بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِ فَآمَنَ وَاسْتَكْبَرْتُمْ ۖ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ﴾ [الأحقاف: ١٠] قَالَ: لاَ أَدْرِي. قَالَ مَالِكٌ: الآيَةَ أَوْ فِي الْحَدِيثِ.