Sahihu i Buhariut — Hadithi 3825

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, mbi tokë nuk kishte familje që dëshiroja të përçmohen më shumë sesa familja jote, porse sot nuk ka familje mbi tokë që dëshiroj të jetë krenare më shumë sesa familja jote.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se edhe unë ashtu (për familjen tënde) .” Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, Ebu Sufjani është dorështrënguar, andaj a kam mëkat nëse e ushqej familjen tonë me pasurinë e tij (pa lejen e tij)?” Ai iu përgjigj: “Jo (mos merr) , përveç (sa ju mjafton) pa e tepruar.”

Arabisht

وَقَالَ عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَنِي عُرْوَةُ، أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: جَاءَتْ هِنْدٌ بِنْتُ عُتْبَةَ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا كَانَ عَلَى ظَهْرِ الأَرْضِ مِنْ أَهْلِ خِبَاءٍ أَحَبُّ إِلَىَّ أَنْ يَذِلُّوا مِنْ أَهْلِ خِبَائِكَ، ثُمَّ مَا أَصْبَحَ الْيَوْمَ عَلَى ظَهْرِ الأَرْضِ أَهْلُ خِبَاءٍ أَحَبَّ إِلَىَّ أَنْ يَعِزُّوا مِنْ أَهْلِ خِبَائِكَ. قَالَ: "وَأَيْضًا وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ". قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أَبَا سُفْيَانَ رَجُلٌ مِسِّيكٌ، فَهَلْ عَلَىَّ حَرَجٌ أَنْ أُطْعِمَ مِنَ الَّذِي لَهُ عِيَالَنَا؟ قَالَ: "لاَ، أُرَاهُ إِلاَّ بِالْمَعْرُوفِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3825