Lejthiu na ka thënë: Më ka shkruar Hishami, e ky nga babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thotë: “E kam parë Zejd ibn Amër ibn Nufejlin tek qëndronte në këmbë, i mbështetur me shpinë në Qabe duke thënë: “O ju kurejshë, betohem në Allahun se asnjë prej jush nuk është në fenë e Ibrahimit, përpos meje.” Ai i shpëtonte vajzat e varrosura (për së gjalli). Kur dikush donte ta vriste vajzën e vet, ai i thoshte: “Mos e mbyt, se unë kujdesem për shpenzimet e saj”, - dhe e merrte vajzën nën përkujdesje. Kur ajo rritej, i thoshte babait të saj: “Po deshe, po ta kthej, përndryshe, unë mund të vazhdoj të kujdesem për shpenzimet e saj.”
وَقَالَ اللَّيْثُ: كَتَبَ إِلَىَّ هِشَامٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - قَالَتْ: رَأَيْتُ زَيْدَ بْنَ عَمْرِو بْنِ نُفَيْلٍ قَائِمًا مُسْنِدًا ظَهْرَهُ إِلَى الْكَعْبَةِ يَقُولُ: يَا مَعَاشِرَ قُرَيْشٍ، وَاللَّهِ مَا مِنْكُمْ عَلَى دِينِ إِبْرَاهِيمَ غَيْرِي. وَكَانَ يُحْيِي الْمَوْءُودَةَ، يَقُولُ لِلرَّجُلِ إِذَا أَرَادَ أَنْ يَقْتُلَك ابْنَتَهُ لاَ تَقْتُلْهَا، أَنَا أَكْفِيكَهَا مَئُونَتَهَا. فَيَأْخُذُهَا فَإِذَا تَرَعْرَعَتْ قَالَ لأَبِيهَا: إِنْ شِئْتَ دَفَعْتُهَا إِلَيْكَ، وَإِنْ شِئْتَ كَفَيْتُكَ مَئُونَتَهَا.