Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit (e periudhës paraislame) kanë pasur bindjen se umra në muajt e haxhit është mëkati më i madh në tokë, ndërsa muajin safer e numëronin për muaj të shenjtë.” Thoshin: “Pasi t'i shërohet shpina (devesë) e të largohen gjurmët, lejohet umra për atë që dëshiron. I Dërguari i Allahut ﷺ me shokët e tij erdhën në ditën e katërt (të dhul hixhes) të hyrë në ihram për haxh. Pejgamberi ﷺ urdhëroi ta shndërrojnë në umre (e të lirohen prej ihramëve).” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë lirimi prej ihramëve?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Lirim të tërësishëm.”
حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا ابْنُ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانُوا يَرَوْنَ أَنَّ الْعُمْرَةَ فِي أَشْهُرِ الْحَجِّ مِنَ الْفُجُورِ فِي الأَرْضِ، وَكَانُوا يُسَمُّونَ الْمُحَرَّمَ صَفَرًا وَيَقُولُونَ: إِذَا بَرَا الدَّبَرْ، وَعَفَا الأَثَرْ، حَلَّتِ الْعُمْرَةُ لِمَنِ اعْتَمَرْ. قَالَ: فَقَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَصْحَابُهُ رَابِعَةً مُهِلِّينَ بِالْحَجِّ. وَأَمَرَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ يَجْعَلُوهَا عُمْرَةً. قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَىُّ الْحِلِّ؟ قَالَ: "الْحِلُّ كُلُّهُ".