{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3834",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3834",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3834",
  "text": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Bejan Ebu Bishri se Kajs ibn Ebu Hazimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ebu Bekri shkoi te një grua e fisit ahmes, që quhej Zejnebe, dhe vuri re se ajo nuk fliste, andaj pyeti: “Çfarë ka kjo, që nuk flet?” - Ajo kryen haxhin pa folur asgjë, - iu përgjigjën të pranishmit. - Fol, se kjo nuk është e lejuar. Kjo është vepër e injorancës, - i tha Ebu Bekri. Ajo filloi të flasë dhe pyeti: “Kush je ti?” - Një muhaxhir, - ia ktheu Ebu Bekri. - Prej cilit fis të muhaxhirëve? - Prej kurejshëve. - Prej cilës familje të kurejshëve? - Ti pyetke shumë. Unë jam Ebu Bekri, - iu përgjigj ai. - Sa do të qëndrojmë me këtë mirësi, të cilën Allahu e ka sjellë pas injorancës? - pyeti ajo. - Do të qëndroni me të për aq sa prijësit tuaj do të jenë të drejtë, - iu përgjigj ai. - Cilët janë prijësit? - pyeti ajo. - A nuk kishte në popullin tënd kryetarë dhe udhëheqës, të cilët i urdhëronin njerëzit, kurse ata i respektonin? - Po, - tha ajo. - Këta janë prijësit e njerëzve, - tha Ebu Bekri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet e ensarëve",
    "position": 63,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/63/virtytet-e-ensareve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3834",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Kajs ibn Ebu Hazimi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ بَيَانٍ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ قَيْسِ بْنِ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: دَخَلَ أَبُو بَكْرٍ عَلَى امْرَأَةٍ مِنْ أَحْمَسَ يُقَالُ لَهَا: زَيْنَبُ، فَرَآهَا لاَ تَكَلَّمُ، فَقَالَ: مَا لَهَا لاَ تَكَلَّمُ؟ قَالُوا: حَجَّتْ مُصْمِتَةً. قَالَ لَهَا: تَكَلَّمِي. فَإِنَّ هَذَا لاَ يَحِلُّ، هَذَا مِنْ عَمَلِ الْجَاهِلِيَّةِ. فَتَكَلَّمَتْ، فَقَالَتْ: مَنْ أَنْتَ؟ قَالَ: امْرُؤٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ. قَالَتْ: أَىُّ الْمُهَاجِرِينَ؟ قَالَ: مِنْ قُرَيْشٍ. قَالَتْ: مِنْ أَىِّ قُرَيْشٍ أَنْتَ؟ قَالَ: إِنَّكِ لَسَئُولٌ أَنَا أَبُو بَكْرٍ. قَالَتْ: مَا بَقَاؤُنَا عَلَى هَذَا الأَمْرِ الصَّالِحِ الَّذِي جَاءَ اللَّهُ بِهِ بَعْدَ الْجَاهِلِيَّةِ؟ قَالَ: بَقَاؤُكُمْ عَلَيْهِ مَا اسْتَقَامَتْ بِكُمْ أَئِمَّتُكُمْ. قَالَتْ: وَمَا الأَئِمَّةُ؟ قَالَ: أَمَا كَانَ لِقَوْمِكِ رُؤُوسٌ وَأَشْرَافٌ يَأْمُرُونَهُمْ فَيُطِيعُونَهُمْ؟ قَالَتْ: بَلَى. قَالَ: فَهُمْ أُولَئِكَ عَلَى النَّاسِ.",
    "albanian": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Bejan Ebu Bishri se Kajs ibn Ebu Hazimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ebu Bekri shkoi te një grua e fisit ahmes, që quhej Zejnebe, dhe vuri re se ajo nuk fliste, andaj pyeti: “Çfarë ka kjo, që nuk flet?” - Ajo kryen haxhin pa folur asgjë, - iu përgjigjën të pranishmit. - Fol, se kjo nuk është e lejuar. Kjo është vepër e injorancës, - i tha Ebu Bekri. Ajo filloi të flasë dhe pyeti: “Kush je ti?” - Një muhaxhir, - ia ktheu Ebu Bekri. - Prej cilit fis të muhaxhirëve? - Prej kurejshëve. - Prej cilës familje të kurejshëve? - Ti pyetke shumë. Unë jam Ebu Bekri, - iu përgjigj ai. - Sa do të qëndrojmë me këtë mirësi, të cilën Allahu e ka sjellë pas injorancës? - pyeti ajo. - Do të qëndroni me të për aq sa prijësit tuaj do të jenë të drejtë, - iu përgjigj ai. - Cilët janë prijësit? - pyeti ajo. - A nuk kishte në popullin tënd kryetarë dhe udhëheqës, të cilët i urdhëronin njerëzit, kurse ata i respektonin? - Po, - tha ajo. - Këta janë prijësit e njerëzve, - tha Ebu Bekri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3834.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3834.json"
  }
}