Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri se Abdurrahman ibn Kasimi tregon: “Kur Kasimi e përcillte xhenazen, ecte para saj, e (kur xhenazja kalonte pranë tij) nuk ngrihej në këmbë për të. Ai tregonte se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njerëzit në periudhën paraislame ngriheshin në këmbë për xhenazen dhe, kur e shihnin atë, thoshin dy herë: “Si ke qenë në familje, ashtu gjetsh!”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، أَنَّ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الْقَاسِمِ حَدَّثَهُ: أَنَّ الْقَاسِمَ كَانَ يَمْشِي بَيْنَ يَدَىِ الْجَنَازَةِ وَلاَ يَقُومُ لَهَا، وَيُخْبِرُ عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: كَانَ أَهْلُ الْجَاهِلِيَّةِ يَقُومُونَ لَهَا، يَقُولُونَ إِذَا رَأَوْهَا: كُنْتِ فِي أَهْلِكِ مَا أَنْتِ! مَرَّتَيْنِ.