Sahihu i Buhariut — Hadithi 3851

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ahmed ibn Ebu Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Nadri, e ky nga Hishami, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriti shpallja duke qenë në moshën dyzetvjeçare. Në Mekë qëndroi trembëdhjetë vjet, pastaj u urdhërua të bëjë hixhret për në Medinë, ku qëndroi dhjetë vjet dhe vdiq.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ أَبِي رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا النَّضْرُ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: أُنْزِلَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ ابْنُ أَرْبَعِينَ، فَمَكَثَ بِمَكَةَ ثَلاَثَ عَشْرَةَ سَنَةً، ثُمَّ أُمِرَ بِالْهِجْرَةِ، فَهَاجَرَ إِلَى الْمَدِينَةِ، فَمَكَثَ بِهَا عَشْرَ سِنِينَ، ثُمَّ تُوُفِّيَ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3851