Sahihu i Buhariut — Hadithi 3852

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Habab ibn Ereti

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Bejani dhe Ismaili, e këta të dy e kanë dëgjuar Kajsin se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shova te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte shtrirë mbi një xhybe nën hijen e Qabesë, ndërkaq ne po vuanim shumë prej idhujtarëve, andaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, pse nuk po e lut Allahun për ne?” Ai u ul dhe, ndërsa fytyra iu skuq, tha: “Në popujt para jush kishte raste kur ndokush torturohej me krehër hekuri duke ia çjerrë mishin e trupit thellë deri në eshtra dhe palcë, por kjo nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Pastaj ia vendosnin sharrën në kokë dhe e ndanin përgjysmë, por kjo gjë nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Allahu do ta kompletojë këtë fe, saqë njeriu do të udhëtojë prej Sanasë deri në Hadramevt pa iu frikësuar askujt përveç Allahut.” Bejani shton: “Ose ujkut për delet e veta.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا بَيَانٌ، وَإِسْمَاعِيلُ، قَالاَ: سَمِعْنَا قَيْسًا، يَقُولُ: سَمِعْتُ خَبَّابًا، يَقُولُ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ مُتَوَسِّدٌ بُرْدَةً، وَهُوَ فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ، وَقَدْ لَقِينَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ شِدَّةً فَقُلْتُ: أَلاَ تَدْعُو اللَّهَ لَنَا؟ فَقَعَدَ وَهُوَ مُحْمَرٌّ وَجْهُهُ فَقَالَ: "لَقَدْ كَانَ مَنْ قَبْلَكُمْ لَيُمْشَطُ بِمِشَاطِ الْحَدِيدِ مَا دُونَ عِظَامِهِ مِنْ لَحْمٍ أَوْ عَصَبٍ مَا يَصْرِفُهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ، وَيُوضَعُ الْمِنْشَارُ عَلَى مَفْرِقِ رَأْسِهِ، فَيُشَقُّ بِاثْنَيْنِ، مَا يَصْرِفُهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ، وَلَيُتِمَّنَّ اللَّهُ هَذَا الأَمْرَ حَتَّى يَسِيرَ الرَّاكِبُ مِنْ صَنْعَاءَ إِلَى حَضْرَمَوْتَ مَا يَخَافُ إِلاَّ اللَّهَ". زَادَ بَيَانٌ: "وَالذِّئْبَ عَلَى غَنَمِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3852