Sahihu i Buhariut — Hadithi 3862

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Seid ibn Zejd ibn Amër ibn Nufejli

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili se Kajs ibn Ebu Hazimi tregon: “E kam dëgjuar Seid ibn Zejd ibn Amër ibn Nufejlin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Xhaminë e Kufes duke thënë: “Betohem në Allahun, se Omeri, para se të bëhej musliman, më lidhte pse e kisha pranuar Islamin. Por, sikur Uhudi të copëtohej për shkak të asaj që ju ia bëtë Othmanit, do të ishte e drejtë të copëtohej.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ قَيْسٍ قَالَ: سَمِعْتُ سَعِيدَ بْنَ زَيْدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ نُفَيْلٍ فِي مَسْجِدِ الْكُوفَةِ يَقُولُ: وَاللَّهِ لَقَدْ رَأَيْتُنِي وَإِنَّ عُمَرَ لَمُوثِقِي عَلَى الإِسْلاَمِ قَبْلَ أَنْ يُسْلِمَ عُمَرُ، وَلَوْ أَنَّ أُحُدًا ارْفَضَّ لِلَّذِي صَنَعْتُمْ بِعُثْمَانَ لَكَانَ مَحْقُوقًا أَنْ يَرْفَضَّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3862