{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3866",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3866",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3866",
  "text": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omeri, e këtij i ka treguar Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Sa herë që për ndonjë çështje Omeri thoshte: “Mendoj se është kështu”, vërtet ndodhte ashtu siç mendonte. Njëherë, teksa Omeri qëndronte ulur, pranë tij kaloi një njeri i bukur, për të cilin Omeri tha: “Unë mund të jem gabim, por ky, ose është në idhujtari, ose ka qenë falltar i tyre. Ma thirrni atë!” Kur e thirrën, Omeri ia tha të njëjtat fjalë. Njeriu në fjalë iu drejtua: “Nuk di që ndonjëherë ndonjë musliman të jetë pritur kështu.” Omeri i tha: “Unë këmbëngul të më tregosh.” - Kam qenë falltar i tyre në periudhën paraislame, - tha ai. - Cili ishte lajmi më i çuditshëm që ta ka sjellë shejtani yt? - pyeti Omeri. - Një ditë, teksa isha në treg, shejtani më erdhi i frikësuar dhe më tha: “A nuk po i sheh xhinët të demoralizuar e të dëshpëruar pasi ishin penguar dhe u kanë hipur deveve të shaluara (të nisur drejt Mekës)?” - tha ai. - E the të vërtetën, - tha Omeri dhe vazhdoi: - Një ditë, teksa po flija pranë idhujve të tyre, një njeri solli një viç dhe e theri. Pastaj u dëgjua një zë i fortë, - kurrë më parë nuk kisha dëgjuar klithje të atillë, - dhe tha: “O Xhelih (armik), një çështje do të triumfojë, një burrë orator që thotë: “S'ka të adhuruar të denjë përveç Teje.” Atëherë njerëzit brofën (dhe u larguan). Unë thashë se nuk do të largohem pa kuptuar çka fshihet pas kësaj. Pastaj përsëri thirri: “O Xhelih (armik), një çështje do të triumfojë, një burrë orator që thotë: “S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut\"; atëherë u largova edhe unë. Nuk kaloi shumë kohë dhe njerëzit filluan të flisnin se ishte paraqitur një pejgamber.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet e ensarëve",
    "position": 63,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/63/virtytet-e-ensareve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3866",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ: حَدَّثَنِي عُمَرُ: أَنَّ سَالِمًا، حَدَّثَهُ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ قَالَ: مَا سَمِعْتُ عُمَرَ، لِشَىْءٍ قَطُّ يَقُولُ: إِنِّي لَأَظُنُّهُ كَذَا. إِلاَّ كَانَ كَمَا يَظُنُّ، بَيْنَمَا عُمَرُ جَالِسٌ إِذْ مَرَّ بِهِ رَجُلٌ جَمِيلٌ فَقَالَ عُمَرُ: لَقَدْ أَخْطَأَ ظَنِّي، أَوْ إِنَّ هَذَا عَلَى دِينِهِ فِي الْجَاهِلِيَّةِ، أَوْ لَقَدْ كَانَ كَاهِنَهُمْ، عَلَىَّ الرَّجُلَ، فَدُعِيَ لَهُ، فَقَالَ لَهُ ذَلِكَ، فَقَالَ: مَا رَأَيْتُ كَالْيَوْمِ اسْتُقْبِلَ بِهِ رَجُلٌ مُسْلِمٌ قَالَ: فَإِنِّي أَعْزِمُ عَلَيْكَ إِلاَّ مَا أَخْبَرْتَنِي. قَالَ: كُنْتُ كَاهِنَهُمْ [فِي الْجَاهِلِيَّةِ]. قَالَ: فَمَا أَعْجَبُ مَا جَاءَتْكَ بِهِ جِنِّيَّتُكَ؟ قَالَ: بَيْنَمَا أَنَا يَوْمًا فِي السُّوقِ جَاءَتْنِي أَعْرِفُ فِيهَا الْفَزَعَ، فَقَالَتْ: أَلَمْ تَرَ الْجِنَّ وَإِبْلاَسَهَا وَيَأْسَهَا مِنْ بَعْدِ إِنْكَاسِهَا وَلُحُوقَهَا بِالْقِلاَصِ وَأَحْلاَسِهَا؟ قَالَ: عُمَرُ صَدَقَ. بَيْنَمَا أَنَا عِنْدَ آلِهَتِهِمْ إِذْ جَاءَ رَجُلٌ بِعِجْلٍ فَذَبَحَهُ، فَصَرَخَ بِهِ صَارِخٌ، لَمْ أَسْمَعْ صَارِخًا قَطُّ أَشَدَّ صَوْتًا مِنْهُ يَقُولُ: يَا جَلِيحْ، أَمْرٌ نَجِيحْ رَجُلٌ فَصِيحْ يَقُولُ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ. فَوَثَبَ الْقَوْمُ قُلْتُ: لاَ أَبْرَحُ حَتَّى أَعْلَمَ مَا وَرَاءَ هَذَا ثُمَّ نَادَى: يَا جَلِيحْ، أَمْرٌ نَجِيحْ، رَجُلٌ فَصِيحْ، يَقُولُ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. فَقُمْتُ: فَمَا نَشِبْنَا أَنْ قِيلَ: هَذَا نَبِيٌّ.",
    "albanian": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omeri, e këtij i ka treguar Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Sa herë që për ndonjë çështje Omeri thoshte: “Mendoj se është kështu”, vërtet ndodhte ashtu siç mendonte. Njëherë, teksa Omeri qëndronte ulur, pranë tij kaloi një njeri i bukur, për të cilin Omeri tha: “Unë mund të jem gabim, por ky, ose është në idhujtari, ose ka qenë falltar i tyre. Ma thirrni atë!” Kur e thirrën, Omeri ia tha të njëjtat fjalë. Njeriu në fjalë iu drejtua: “Nuk di që ndonjëherë ndonjë musliman të jetë pritur kështu.” Omeri i tha: “Unë këmbëngul të më tregosh.” - Kam qenë falltar i tyre në periudhën paraislame, - tha ai. - Cili ishte lajmi më i çuditshëm që ta ka sjellë shejtani yt? - pyeti Omeri. - Një ditë, teksa isha në treg, shejtani më erdhi i frikësuar dhe më tha: “A nuk po i sheh xhinët të demoralizuar e të dëshpëruar pasi ishin penguar dhe u kanë hipur deveve të shaluara (të nisur drejt Mekës)?” - tha ai. - E the të vërtetën, - tha Omeri dhe vazhdoi: - Një ditë, teksa po flija pranë idhujve të tyre, një njeri solli një viç dhe e theri. Pastaj u dëgjua një zë i fortë, - kurrë më parë nuk kisha dëgjuar klithje të atillë, - dhe tha: “O Xhelih (armik), një çështje do të triumfojë, një burrë orator që thotë: “S'ka të adhuruar të denjë përveç Teje.” Atëherë njerëzit brofën (dhe u larguan). Unë thashë se nuk do të largohem pa kuptuar çka fshihet pas kësaj. Pastaj përsëri thirri: “O Xhelih (armik), një çështje do të triumfojë, një burrë orator që thotë: “S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut\"; atëherë u largova edhe unë. Nuk kaloi shumë kohë dhe njerëzit filluan të flisnin se ishte paraqitur një pejgamber.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3866.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3866.json"
  }
}