Sahihu i Buhariut — Hadithi 387

Namazi · Transmetuesi: Xherir ibn Abdullahu

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ibrahimin se Hemam ibn Harithi tregon: “E kam parë Xherir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke urinuar e pastaj duke marrë abdes. Ai u dha mes'h mesteve dhe u ngrit për t'u falur.” Më pas, dikush e pyeti rreth kësaj, e ai iu përgjigj: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar kështu.” Ibrahim Nehaiu thotë: “(Nxënësit e Ibn Mesudit) e pëlqenin këtë gjë, sepse Xheriri ishte prej personave të fundit që kishte pranuar Islamin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الأَعْمَشِ قَالَ: سَمِعْتُ إِبْرَاهِيمَ، يُحَدِّثُ عَنْ هَمَّامِ بْنِ الْحَارِثِ قَالَ: رَأَيْتُ جَرِيرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ بَالَ ثُمَّ تَوَضَّأَ، وَمَسَحَ عَلَى خُفَّيْهِ، ثُمَّ قَامَ فَصَلَّى، فَسُئِلَ فَقَالَ: رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ صَنَعَ مِثْلَ هَذَا‏.‏ قَالَ إِبْرَاهِيمُ: فَكَانَ يُعْجِبُهُمْ، لأَنَّ جَرِيرًا كَانَ مِنْ آخِرِ مَنْ أَسْلَمَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/387