Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri, e ky nga Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari se Misver ibn Mahremi dhe Abdurrahman ibn Esved ibn Abdujeguthi i thanë (Ubejdullah ibn Adij ibn Hijarit): “Çfarë të pengon t'i flasësh dajës tënd, Othmanit, për vëllanë e tij (nga nëna), Velid ibn Ukben, sepse njerëzit po flasin shumë për të?” Kur Othmani doli për namaz, unë (Ubejdullahu) shkova dhe i thashë: “Kam një kërkesë për ty, që, njëherazi, është këshillë. Ai ma ktheu: “O njeri, i kërkoj Allahut mbrojtje kundrejt teje!” Kështu, u ktheva. Pasi e fala namazin, u ula te Misveri dhe Ibn Abdujeguthi e u tregova çfarë i thashë Othmanit dhe si ma ktheu ai. Ata thanë: “Ti e kreve detyrën tënde.” Teksa po qëndroja me ta, erdhi i deleguari i Othmanit, e ata më thanë: “Allahu do të të sprovojë.” Kështu, shkova tek Othmani, i cili më tha: “Cila ishte këshilla jote, që e përmende më herët? Pasi e lavdërova Allahun, i thashë: “Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin ﷺ dhe ia zbriti Librin, ndërsa ti ishe nga ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, i besove atij, bëre dy hixhretet e para, e shoqërove të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe e ke përjetuar udhëzimin e tij, kurse tani njerëzit po flasin shumë për çështjen e Velid ibn Ukbes. E ke për obligim ta ndëshkosh atë.” Othmani më pyeti: “O biri i motrës sime, a e ke takuar të Dërguarin e Allahut ﷺ?” I thashë: “Jo, por dituria e tij ka arritur tek unë, siç ka arritur edhe te beqaret në shtëpitë e tyre.” Othmani, pasi e lavdëroi Allahun, tha: “Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën, ia zbriti atij Librin, e unë isha nga ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, i besova shpalljes me të cilën u dërgua Muhamedi ﷺ, i bëra dy hixhretet e para, ashtu siç the ti. E shoqërova të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe ia dhashë besën. Betohem në Allahun se as e kundërshtova, as e mashtrova, derisa Allahu ia mori shpirtin. Pastaj, Allahu e bëri Ebu Bekrin halif. Betohem në Allahun se as e kundërshtova, as e mashtrova. Pastaj, halif u zgjodh Omeri. Betohem në Allahun se as e kundërshtova, as e mashtrova. Pas tij, më zgjodhën mua për halif. A nuk kam edhe unë të drejta siç kishin ata?” I thashë: “Po.” Othmani tha: “E çka janë këto muhabete, që më vijnë prej jush?! Sa i përket çështjes së Velid ibn Ukbes, do ta gjykojmë atë me drejtësi, inshallah (në dashtë Allahu).” Kështu, Othmani e dënoi Velidin me dyzet shkopinj dhe e urdhëroi Aliun që t'ia zbatojë dënimin, madje edhe vetë ai e goditi. Junusi dhe i biri i vëllait të Zuhriut transmetojnë nga Zuhriu se ka thënë: “Vallë, a nuk kam edhe unë të drejta ndaj jush sikurse kishte ai ndaj tyre?!” Ebu Abdullahu (Imam Buhariu ) ka thënë: Ajeti ”... sprovë nga Zoti juaj...” (Bekare, 49) nënkupton vështirësitë me të cilat jeni sprovuar.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ الْجُعْفِيُّ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَنَا عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَدِيِّ بْنِ الْخِيَارِ: أَخْبَرَهُ أَنَّ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الأَسْوَدِ بْنِ عَبْدِ يَغُوثَ قَالاَ لَهُ: مَا يَمْنَعُكَ أَنْ تُكَلِّمَ خَالَكَ عُثْمَانَ فِي أَخِيهِ الْوَلِيدِ بْنِ عُقْبَةَ؟ وَكَانَ أَكْثَرَ النَّاسُ فِيمَا فَعَلَ بِهِ. قَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: فَانْتَصَبْتُ لِعُثْمَانَ حِينَ خَرَجَ إِلَى الصَّلاَةِ فَقُلْتُ لَهُ: إِنَّ لِي إِلَيْكَ حَاجَةً وَهِيَ نَصِيحَةٌ. فَقَالَ: أَيُّهَا الْمَرْءُ، أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْكَ، فَانْصَرَفْتُ، فَلَمَّا قَضَيْتُ الصَّلاَةَ جَلَسْتُ إِلَى الْمِسْوَرِ وَإِلَى ابْنِ عَبْدِ يَغُوثَ، فَحَدَّثْتُهُمَا بِالَّذِي قُلْتُ لِعُثْمَانَ وَقَالَ لِي. فَقَالاَ: قَدْ قَضَيْتَ الَّذِي كَانَ عَلَيْكَ. فَبَيْنَمَا أَنَا جَالِسٌ مَعَهُمَا، إِذْ جَاءَنِي رَسُولُ عُثْمَانَ، فَقَالاَ لِي: قَدِ ابْتَلاَكَ اللَّهُ. فَانْطَلَقْتُ حَتَّى دَخَلْتُ عَلَيْهِ، فَقَالَ: مَا نَصِيحَتُكَ الَّتِي ذَكَرْتَ آنِفًا؟ قَالَ: فَتَشَهَّدْتُ ثُمَّ قُلْتُ: إِنَّ اللَّهَ بَعَثَ مُحَمَّدًا ﷺ وَأَنْزَلَ عَلَيْهِ الْكِتَابَ، وَكُنْتَ مِمَّنِ اسْتَجَابَ لِلَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ وَآمَنْتَ بِهِ، وَهَاجَرْتَ الْهِجْرَتَيْنِ الأُولَيَيْنِ، وَصَحِبْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَرَأَيْتَ هَدْيَهُ، وَقَدْ أَكْثَرَ النَّاسُ فِي شَأْنِ الْوَلِيدِ بْنِ عُقْبَةَ، فَحَقٌّ عَلَيْكَ أَنْ تُقِيمَ عَلَيْهِ الْحَدَّ. فَقَالَ لِي: يَا ابْنَ أَخِي أَدْرَكْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَ: قُلْتُ: لاَ، وَلَكِنْ قَدْ خَلَصَ إِلَىَّ مِنْ عِلْمِهِ مَا خَلَصَ إِلَى الْعَذْرَاءِ فِي سِتْرِهَا. قَالَ: فَتَشَهَّدَ عُثْمَانُ فَقَالَ: إِنَّ اللَّهَ قَدْ بَعَثَ مُحَمَّدًا ﷺ بِالْحَقِّ وَأَنْزَلَ عَلَيْهِ الْكِتَابَ، وَكُنْتُ مِمَّنِ اسْتَجَابَ لِلَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ وَآمَنْتُ بِمَا بُعِثَ بِهِ مُحَمَّدٌ ﷺ. وَهَاجَرْتُ الْهِجْرَتَيْنِ الأُولَيَيْنِ كَمَا قُلْتَ، وَصَحِبْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَبَايَعْتُهُ، وَاللَّهِ مَا عَصَيْتُهُ وَلاَ غَشَشْتُهُ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ، ثُمَّ اسْتَخْلَفَ اللَّهُ أَبَا بَكْرٍ فَوَاللَّهِ مَا عَصَيْتُهُ وَلاَ غَشَشْتُهُ، ثُمَّ اسْتُخْلِفَ عُمَرُ، فَوَاللَّهِ مَا عَصَيْتُهُ وَلاَ غَشَشْتُهُ، ثُمَّ اسْتُخْلِفْتُ، أَفَلَيْسَ لِي عَلَيْكُمْ مِثْلُ الَّذِي كَانَ لَهُمْ عَلَىَّ؟ قَالَ: بَلَى. قَالَ: فَمَا هَذِهِ الأَحَادِيثُ الَّتِي تَبْلُغُنِي عَنْكُمْ؟ فَأَمَّا مَا ذَكَرْتَ مِنْ شَأْنِ الْوَلِيدِ بْنِ عُقْبَةَ، فَسَنَأْخُذُ فِيهِ إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِالْحَقِّ. قَالَ: فَجَلَدَ الْوَلِيدَ أَرْبَعِينَ جَلْدَةً، وَأَمَرَ عَلِيًّا أَنْ يَجْلِدَهُ، وَكَانَ هُوَ يَجْلِدُهُ. وَقَالَ يُونُسُ وَابْنُ أَخِي الزُّهْرِيِّ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَفَلَيْسَ لِي عَلَيْكُمْ مِنَ الْحَقِّ مِثْلُ الَّذِي كَانَ لَهُمْ؟ قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: ﴿... بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ...﴾ [البقرة: ٤٩] مَا ابْتُلِيتُمْ بِهِ مِنْ شِدَّةٍ. وَفِي مَوْضِعٍ: الْبَلَاءُ الِابْتِلَاءُ وَالتَّمْحِيصُ مَنْ بَلَوْتُهُ وَمَحَّصْتُهُ أَيْ: اسْتَخْرَجْتُ مَا عِنْدَهُ يَبْلُو: يَخْتَبِرُ. ﴿مُبْتَلِيكُمْ﴾ [البقرة: ٢٤٩] مُخْتَبِرُكُمْ وَأَمَّا قَوْلُهُ: ﴿بَلَاءٌ عَظِيمٌ﴾ : النِّعَمُ وَهِيَ مِنْ أَبْلَيْتُهُ وَتِلْكَ مِنْ ابْتَلَيْتُهُ.