Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Jezidi, e ky nga Selim ibn Hajani, e këtij i ka treguar Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ia fali namazin e xhenazes As'hame Nexhashiut, e në atë rast bëri katër tekbire. (Këtë transmetim nga) Jezidi e fuqizon Abdusamedi.
حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ، عَنْ سَلِيمِ بْنِ حَيَّانَ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ مِينَاءَ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ صَلَّى عَلَى أَصْحَمَةَ النَّجَاشِيِّ، فَكَبَّرَ عَلَيْهِ أَرْبَعًا. تَابَعَهُ عَبْدُ الصَّمَدِ.