{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3887",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3887",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3887",
  "text": "Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemam ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Malik ibn Saësai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ tregoi për Natën e Israsë duke thënë: “Një natë, teksa isha i shtrirë në Hixhër, erdhi një person dhe ma çau gjoksin nga këtu deri këtu, - transmetuesi thotë se fjala është për pjesën nga trakeja deri në diafragmë. - Ma nxori zemrën, pastaj i sollën një enë të artë të mbushur me iman, prej së cilës ma pastroi zemrën e ma mbushi (me urtësi e iman) dhe pastaj ma ktheu në vend . Aty më sollën një kafshë të bardhë, më të vogël se mushka e më të madhe se gomari. - Xharudi e pyeti Enesin: “Është fjala për Burakun?” Enesi i tha: “Po, Buraku, që e hidhte hapin aty ku i arrinte shikimi.” Rrëfimi vazhdon: - Më hipën në të d he kështu Xhibrili u nis së bashku me mua dhe, me të arritur në qiellin e dynjasë, Xhibrili kërkoi t'i hapet dera e qiellit. - Kush është? - tha roja. - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Ademin. Xhibrili më tha: “Ky është babai yt, Ademi, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu e më tha: “Mirë se ke ardhur, o bir i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj u ngritëm lart derisa shkuam në qiellin e dytë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty ishte Jahjai dhe Isai, të cilët janë djem tezeje. Xhibrili më tha: “Këta janë Jahjai dhe Isai, jepu selam.” Unë i përshëndeta me selam. Ata ma kthyen selamin dhe më thanë: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj u ngritëm lart derisa shkuam në qiellin e tretë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Jusufin. Xhibrili më tha: “Ky është Jusufi, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj shkuam në qiellin e katërt, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Idrisin. Xhibrili më tha: “Ky është Idrisi, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj shkuam në qiellin e pestë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Harunin. Xhibrili më tha: “Ky është Haruni, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj shkuam në qiellin e gjashtë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Musain. Xhibrili më tha: “Ky është Musai, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Kur u largova nga aty, ai filloi të qajë. E pyetën: “Përse po qan?” Ai tha: “Po qaj se nga umeti i këtij djaloshi, që është dërguar pas meje, do të hyjnë në Xhenet më shumë sesa nga umeti im.” Pastaj shkuam në qiellin e shtatë, ku Xhibrili kërkoi leje. - Kush është? - tha roja. - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Ibrahimin. Xhibrili më tha: “Ky është babai yt, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o bir i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj m'u shfaq Sidretu Muntehaja, frutat e së cilës dukeshin si qypet e Hexherit (emër vendi) , ndërsa gjethet si veshë elefanti. Xhibrili më tha: “Kjo është Sidretu Mentehaja.” Aty ishin katër lumenj: dy lumenj të fshehtë dhe dy të tjerë të dukshëm. E pyeta Xhibrilin: “Çka janë këta dy?” - Dy të fshehtët derdhen në Xhenet, ndërsa dy të dukshmit janë Nili dhe Eufrati, - tha ai. Më pas m'u shfaq Bejtu Mamuri dhe më ofruan një enë me verë, një me qumësht dhe një me mjaltë. Unë e zgjodha qumështin, e në atë rast Xhibrili më tha: “Kjo është natyrshmëria në të cilën gjendesh ti dhe umeti yt.” Pastaj m'u obliguan pesëdhjetë namaze në ditë. Gjatë kthimit kalova nga Musai, i cili më pyeti: “Çfarë t'u obligua?” I thashë: “Më janë obliguar pesëdhjetë namaze në ditë.” Ai më tha: “Umeti yt nuk mund t'i përballojë pesëdhjetë namaze në ditë. Betohem në Allahun se i njoh njerëzit më mirë se ti, kam vuajtur shumë me benu israilët, andaj kthehu te Zoti yt dhe kërko prej Tij që t'ia pakësojë umetit tënd.” Unë u ktheva dhe Ai m'i hoqi dhjetë namaze. Kur u ktheva te Musai, ai ma përsëriti të njëjtën gjë. Kështu, sërish shkova dhe Ai m'i hoqi edhe dhjetë të tjera. Sërish, kur u ktheva te Musai, ai ma përsëriti të njëjtën gjë dhe unë shkova dhe Ai m'i hoqi edhe dhjetë. Pastaj, sërish, kur u ktheva te Musai, ai ma përsëriti të njëjtën gjë dhe unë shkova, e në këtë rast m'u obliguan vetëm dhjetë namaze në ditë. Pastaj, sërish u ktheva te Musai, i cili ma përsëriti të njëjtën gjë. Kështu, unë shkova dhe m'u obliguan vetëm pesë namaze në ditë. Pastaj, sërish, me t'u kthyer te Musai, ai më pyeti: “Çfarë t'u obligua?” I thashë: “M'u obliguan pesë namaze në ditë.” Ai tha: “Umeti yt nuk mund t'i përballojë pesë namaze në ditë. Unë i njoh njerëzit më mirë se ti, kam vuajtur shumë me benu israilët, andaj kthehu te Zoti yt dhe kërko prej Tij t'ia pakësojë umetit tënd.” Unë i thashë: “I kërkova Zotit tim aq shumë, saqë u turpërova, prandaj jam i kënaqur me kaq dhe e pranoj.” Pasi u nisa, u dëgjua një thirrje: “Unë e vendosa obligimin Tim dhe ua lehtësova robërve të Mi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet e ensarëve",
    "position": 63,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/63/virtytet-e-ensareve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3887",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Malik ibn Saësai"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ مَالِكِ بْنِ صَعْصَعَةَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ حَدَّثَهُمْ عَنْ لَيْلَةَ أُسْرِيَ بِهِ: \"بَيْنَمَا أَنَا فِي الْحَطِيمِ - وَرُبَّمَا قَالَ: فِي الْحِجْرِ - مُضْطَجِعًا، إِذْ أَتَانِي آتٍ فَقَدَّ - قَالَ: وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: فَشَقَّ - مَا بَيْنَ هَذِهِ إِلَى هَذِهِ - فَقُلْتُ لِلْجَارُودِ وَهُوَ إِلَى جَنْبِي: مَا يَعْنِي بِهِ؟ قَالَ: مِنْ ثُغْرَةِ نَحْرِهِ إِلَى شِعْرَتِهِ، وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: مِنْ قَصِّهِ إِلَى شِعْرَتِهِ - فَاسْتَخْرَجَ قَلْبِي، ثُمَّ أُتِيتُ بِطَسْتٍ مِنْ ذَهَبٍ مَمْلُوءَةٍ إِيمَانًا، فَغُسِلَ قَلْبِي ثُمَّ حُشِيَ، ثُمَّ أُوتِيتُ بِدَابَّةٍ دُونَ الْبَغْلِ وَفَوْقَ الْحِمَارِ أَبْيَضَ\". - فَقَالَ لَهُ الْجَارُودُ: هُوَ الْبُرَاقُ يَا أَبَا حَمْزَةَ؟ قَالَ أَنَسٌ: نَعَمْ، يَضَعُ خَطْوَهُ عِنْدَ أَقْصَى طَرْفِهِ - \"فَحُمِلْتُ عَلَيْهِ، فَانْطَلَقَ بِي جِبْرِيلُ حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الدُّنْيَا فَاسْتَفْتَحَ، فَقِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: وَمَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ. قِيلَ: وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قِيلَ مَرْحَبًا بِهِ، فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ فَفَتَحَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ، فَإِذَا فِيهَا آدَمُ، فَقَالَ: هَذَا أَبُوكَ آدَمُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ. فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ السَّلاَمَ ثُمَّ قَالَ: مَرْحَبًا بِالاِبْنِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. ثُمَّ صَعِدَ حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الثَّانِيَةَ فَاسْتَفْتَحَ، قِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: وَمَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ. قِيلَ: وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قِيلَ: مَرْحَبًا بِهِ فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ. فَفَتَحَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ، إِذَا يَحْيَى وَعِيسَى، وَهُمَا ابْنَا الْخَالَةِ قَالَ: هَذَا يَحْيَى وَعِيسَى فَسَلِّمْ عَلَيْهِمَا. فَسَلَّمْتُ فَرَدَّا، ثُمَّ قَالاَ: مَرْحَبًا بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. ثُمَّ صَعِدَ بِي إِلَى السَّمَاءِ الثَّالِثَةِ، فَاسْتَفْتَحَ قِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: وَمَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ. قِيلَ: وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قِيلَ: مَرْحَبًا بِهِ، فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ. فَفُتِحَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ إِذَا يُوسُفُ. قَالَ: هَذَا يُوسُفُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ. فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ، ثُمَّ قَالَ: مَرْحَبًا بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ، ثُمَّ صَعِدَ بِي حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الرَّابِعَةَ، فَاسْتَفْتَحَ، قِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: وَمَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ. قِيلَ: أَوَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قِيلَ: مَرْحَبًا بِهِ، فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ. فَفُتِحَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ إِلَى إِدْرِيسَ قَالَ: هَذَا إِدْرِيسُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ. فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ثُمَّ قَالَ: مَرْحَبًا بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. ثُمَّ صَعِدَ بِي حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الْخَامِسَةَ، فَاسْتَفْتَحَ، قِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: وَمَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ ﷺ. قِيلَ: وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قِيلَ: مَرْحَبًا بِهِ، فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ فَإِذَا هَارُونُ قَالَ: هَذَا هَارُونُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ. فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ثُمَّ قَالَ: مَرْحَبًا بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. ثُمَّ صَعِدَ بِي حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ السَّادِسَةَ، فَاسْتَفْتَحَ، قِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: مَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ. قِيلَ: وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: مَرْحَبًا بِهِ، فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ، فَإِذَا مُوسَى قَالَ: هَذَا مُوسَى فَسَلِّمْ عَلَيْهِ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ثُمَّ قَالَ: مَرْحَبًا بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. فَلَمَّا تَجَاوَزْتُ بَكَى، قِيلَ لَهُ: مَا يُبْكِيكَ؟ قَالَ: أَبْكِي لِأَنَّ غُلاَمًا بُعِثَ بَعْدِي، يَدْخُلُ الْجَنَّةَ مِنْ أُمَّتِهِ أَكْثَرُ مَنْ يَدْخُلُهَا مِنْ أُمَّتِي. ثُمَّ صَعِدَ بِي إِلَى السَّمَاءِ السَّابِعَةِ، فَاسْتَفْتَحَ جِبْرِيلُ، قِيلَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: جِبْرِيلُ. قِيلَ: وَمَنْ مَعَكَ؟ قَالَ: مُحَمَّدٌ. قِيلَ: وَقَدْ بُعِثَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: مَرْحَبًا بِهِ، فَنِعْمَ الْمَجِيءُ جَاءَ. فَلَمَّا خَلَصْتُ، فَإِذَا إِبْرَاهِيمُ قَالَ: هَذَا أَبُوكَ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ. قَالَ: فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ، فَرَدَّ السَّلاَمَ قَالَ: مَرْحَبًا بِالاِبْنِ الصَّالِحِ وَالنَّبِيِّ الصَّالِحِ. ثُمَّ رُفِعَتُ إَلَى سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى، فَإِذَا نَبِقُهَا مِثْلُ قِلاَلِ هَجَرَ، وَإِذَا وَرَقُهَا مِثْلُ آذَانِ الْفِيَلَةِ قَالَ: هَذِهِ سِدْرَةُ الْمُنْتَهَى، وَإِذَا أَرْبَعَةُ أَنْهَارٍ: نَهْرَانِ بَاطِنَانِ، وَنَهْرَانِ ظَاهِرَانِ. فَقُلْتُ: مَا هَذَانِ يَا جِبْرِيلُ؟ قَالَ: أَمَّا الْبَاطِنَانِ، فَنَهَرَانِ فِي الْجَنَّةِ، وَأَمَّا الظَّاهِرَانِ فَالنِّيلُ وَالْفُرَاتُ. ثُمَّ رُفِعَ لِي الْبَيْتُ الْمَعْمُورُ، ثُمَّ أُتِيتُ بِإِنَاءٍ مِنْ خَمْرٍ، وَإِنَاءٍ مِنْ لَبَنٍ وَإِنَاءٍ مِنْ عَسَلٍ، فَأَخَذْتُ اللَّبَنَ، فَقَالَ: هِيَ الْفِطْرَةُ أَنْتَ عَلَيْهَا وَأُمَّتُكَ. ثُمَّ فُرِضَتْ عَلَىَّ الصَّلَوَاتُ خَمْسِينَ صَلاَةً كُلَّ يَوْمٍ. فَرَجَعْتُ فَمَرَرْتُ عَلَى مُوسَى، فَقَالَ: بِمَا أُمِرْتَ؟ قَالَ: أُمِرْتُ بِخَمْسِينَ صَلاَةً كُلَّ يَوْمٍ. قَالَ: إِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تَسْتَطِيعُ خَمْسِينَ صَلاَةً كُلَّ يَوْمٍ، وَإِنِّي وَاللَّهِ قَدْ جَرَّبْتُ النَّاسَ قَبْلَكَ، وَعَالَجْتُ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَشَدَّ الْمُعَالَجَةِ، فَارْجِعْ إِلَى رَبِّكَ فَاسْأَلْهُ التَّخْفِيفَ لأُمَّتِكَ. فَرَجَعْتُ، فَوَضَعَ عَنِّي عَشْرًا، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى فَقَالَ مِثْلَهُ، فَرَجَعْتُ فَوَضَعَ عَنِّي عَشْرًا، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى فَقَالَ مِثْلَهُ، فَرَجَعْتُ فَوَضَعَ عَنِّي عَشْرًا، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى فَقَالَ مِثْلَهُ، فَرَجَعْتُ فَأُمِرْتُ بِعَشْرِ صَلَوَاتٍ كُلَّ يَوْمٍ، فَرَجَعْتُ فَقَالَ مِثْلَهُ، فَرَجَعْتُ فَأُمِرْتُ بِخَمْسِ صَلَوَاتٍ كُلَّ يَوْمٍ. فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى، فَقَالَ: بِمَ أُمِرْتَ؟ قُلْتُ: أُمِرْتُ بِخَمْسِ صَلَوَاتٍ كُلَّ يَوْمٍ. قَالَ: إِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تَسْتَطِيعُ خَمْسَ صَلَوَاتٍ كُلَّ يَوْمٍ، وَإِنِّي قَدْ جَرَّبْتُ النَّاسَ قَبْلَكَ، وَعَالَجْتُ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَشَدَّ الْمُعَالَجَةِ، فَارْجِعْ إِلَى رَبِّكَ فَاسْأَلْهُ التَّخْفِيفَ لِأُمَّتِكَ. قَالَ: سَأَلْتُ رَبِّي حَتَّى اسْتَحْيَيْتُ، وَلَكِنْ أَرْضَى وَأُسَلِّمُ قَالَ: فَلَمَّا جَاوَزْتُ نَادَى مُنَادٍ: أَمْضَيْتُ فَرِيضَتِي وَخَفَّفْتُ عَنْ عِبَادِي\".",
    "albanian": "Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemam ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Malik ibn Saësai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ tregoi për Natën e Israsë duke thënë: “Një natë, teksa isha i shtrirë në Hixhër, erdhi një person dhe ma çau gjoksin nga këtu deri këtu, - transmetuesi thotë se fjala është për pjesën nga trakeja deri në diafragmë. - Ma nxori zemrën, pastaj i sollën një enë të artë të mbushur me iman, prej së cilës ma pastroi zemrën e ma mbushi (me urtësi e iman) dhe pastaj ma ktheu në vend . Aty më sollën një kafshë të bardhë, më të vogël se mushka e më të madhe se gomari. - Xharudi e pyeti Enesin: “Është fjala për Burakun?” Enesi i tha: “Po, Buraku, që e hidhte hapin aty ku i arrinte shikimi.” Rrëfimi vazhdon: - Më hipën në të d he kështu Xhibrili u nis së bashku me mua dhe, me të arritur në qiellin e dynjasë, Xhibrili kërkoi t'i hapet dera e qiellit. - Kush është? - tha roja. - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Ademin. Xhibrili më tha: “Ky është babai yt, Ademi, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu e më tha: “Mirë se ke ardhur, o bir i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj u ngritëm lart derisa shkuam në qiellin e dytë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty ishte Jahjai dhe Isai, të cilët janë djem tezeje. Xhibrili më tha: “Këta janë Jahjai dhe Isai, jepu selam.” Unë i përshëndeta me selam. Ata ma kthyen selamin dhe më thanë: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj u ngritëm lart derisa shkuam në qiellin e tretë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Jusufin. Xhibrili më tha: “Ky është Jusufi, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj shkuam në qiellin e katërt, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Idrisin. Xhibrili më tha: “Ky është Idrisi, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj shkuam në qiellin e pestë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Harunin. Xhibrili më tha: “Ky është Haruni, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj shkuam në qiellin e gjashtë, ku Xhibrili kërkoi leje dhe roja pyeti: - Kush është? - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Musain. Xhibrili më tha: “Ky është Musai, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë!” Kur u largova nga aty, ai filloi të qajë. E pyetën: “Përse po qan?” Ai tha: “Po qaj se nga umeti i këtij djaloshi, që është dërguar pas meje, do të hyjnë në Xhenet më shumë sesa nga umeti im.” Pastaj shkuam në qiellin e shtatë, ku Xhibrili kërkoi leje. - Kush është? - tha roja. - Xhibrili. - E kush është me ty? - pyeti ai. - Muhamedi. - I është dërguar shpallja? - Po. - Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - tha roja dhe e hapi derën. Kur hyra, aty pashë Ibrahimin. Xhibrili më tha: “Ky është babai yt, jepi selam.” Unë e përshëndeta me selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: “Mirë se ke ardhur, o bir i mirë dhe pejgamber i mirë!” Pastaj m'u shfaq Sidretu Muntehaja, frutat e së cilës dukeshin si qypet e Hexherit (emër vendi) , ndërsa gjethet si veshë elefanti. Xhibrili më tha: “Kjo është Sidretu Mentehaja.” Aty ishin katër lumenj: dy lumenj të fshehtë dhe dy të tjerë të dukshëm. E pyeta Xhibrilin: “Çka janë këta dy?” - Dy të fshehtët derdhen në Xhenet, ndërsa dy të dukshmit janë Nili dhe Eufrati, - tha ai. Më pas m'u shfaq Bejtu Mamuri dhe më ofruan një enë me verë, një me qumësht dhe një me mjaltë. Unë e zgjodha qumështin, e në atë rast Xhibrili më tha: “Kjo është natyrshmëria në të cilën gjendesh ti dhe umeti yt.” Pastaj m'u obliguan pesëdhjetë namaze në ditë. Gjatë kthimit kalova nga Musai, i cili më pyeti: “Çfarë t'u obligua?” I thashë: “Më janë obliguar pesëdhjetë namaze në ditë.” Ai më tha: “Umeti yt nuk mund t'i përballojë pesëdhjetë namaze në ditë. Betohem në Allahun se i njoh njerëzit më mirë se ti, kam vuajtur shumë me benu israilët, andaj kthehu te Zoti yt dhe kërko prej Tij që t'ia pakësojë umetit tënd.” Unë u ktheva dhe Ai m'i hoqi dhjetë namaze. Kur u ktheva te Musai, ai ma përsëriti të njëjtën gjë. Kështu, sërish shkova dhe Ai m'i hoqi edhe dhjetë të tjera. Sërish, kur u ktheva te Musai, ai ma përsëriti të njëjtën gjë dhe unë shkova dhe Ai m'i hoqi edhe dhjetë. Pastaj, sërish, kur u ktheva te Musai, ai ma përsëriti të njëjtën gjë dhe unë shkova, e në këtë rast m'u obliguan vetëm dhjetë namaze në ditë. Pastaj, sërish u ktheva te Musai, i cili ma përsëriti të njëjtën gjë. Kështu, unë shkova dhe m'u obliguan vetëm pesë namaze në ditë. Pastaj, sërish, me t'u kthyer te Musai, ai më pyeti: “Çfarë t'u obligua?” I thashë: “M'u obliguan pesë namaze në ditë.” Ai tha: “Umeti yt nuk mund t'i përballojë pesë namaze në ditë. Unë i njoh njerëzit më mirë se ti, kam vuajtur shumë me benu israilët, andaj kthehu te Zoti yt dhe kërko prej Tij t'ia pakësojë umetit tënd.” Unë i thashë: “I kërkova Zotit tim aq shumë, saqë u turpërova, prandaj jam i kënaqur me kaq dhe e pranoj.” Pasi u nisa, u dëgjua një thirrje: “Unë e vendosa obligimin Tim dhe ua lehtësova robërve të Mi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3887.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3887.json"
  }
}