{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3892",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3892",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3892",
  "text": "Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar djali i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Ebu Idris Ajdhullahu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - pjesëmarrës në Luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe një prej pjesëtarëve të Besëlidhjes së Akabesë, - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit po qëndronin një grup shokësh të tij, ka thënë: “Ejani, jepmani besën se: nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni amoralitet, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu. E, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin) . Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) , e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë i përket Allahut: nëse do, e fal, por, nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhashë besën për këtë.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet e ensarëve",
    "position": 63,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/63/virtytet-e-ensareve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3892",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ubade ibn Samiti"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَخِي ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَمِّهِ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو إِدْرِيسَ، عَائِذُ اللَّهِ أَنَّ عُبَادَةَ بْنَ الصَّامِتِ - مِنَ الَّذِينَ شَهِدُوا بَدْرًا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ - وَمِنْ أَصْحَابِهِ لَيْلَةَ الْعَقَبَةِ - أَخْبَرَهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ وَحَوْلَهُ عِصَابَةٌ مِنْ أَصْحَابِهِ: \"تَعَالَوْا بَايِعُونِي عَلَى أَنْ لاَ تُشْرِكُوا بِاللَّهِ شَيْئًا، وَلاَ تَسْرِقُوا، وَلاَ تَزْنُوا، وَلاَ تَقْتُلُوا أَوْلاَدَكُمْ، وَلاَ تَأْتُونَ بِبُهْتَانٍ تَفْتَرُونَهُ بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَأَرْجُلِكُمْ، وَلاَ تَعْصُونِي فِي مَعْرُوفٍ، فَمَنْ وَفَى مِنْكُمْ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ، وَمَنْ أَصَابَ مِنْ ذَلِكَ شَيْئًا فَعُوقِبَ بِهِ فِي الدُّنْيَا فَهْوَ لَهُ كَفَّارَةٌ، وَمَنْ أَصَابَ مِنْ ذَلِكَ شَيْئًا فَسَتَرَهُ اللَّهُ فَأَمْرُهُ إِلَى اللَّهِ، إِنْ شَاءَ عَاقَبَهُ، وَإِنْ شَاءَ عَفَا عَنْهُ\". قَالَ: فَبَايَعْتُهُ عَلَى ذَلِكَ.",
    "albanian": "Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar djali i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Ebu Idris Ajdhullahu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - pjesëmarrës në Luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe një prej pjesëtarëve të Besëlidhjes së Akabesë, - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit po qëndronin një grup shokësh të tij, ka thënë: “Ejani, jepmani besën se: nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni amoralitet, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu. E, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin) . Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) , e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë i përket Allahut: nëse do, e fal, por, nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhashë besën për këtë."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3892.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3892.json"
  }
}