Sahihu i Buhariut — Hadithi 3906

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Suraka ibn Xhuëshumi

Shqip

Ibn Shihabi na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdurrahman ibn Malik Mudlixhiu, - që është djali i vëllait të Suraka ibn Malik ibn Xhuëshumit, - e këtij i ka treguar babai i tij se Suraka ibn Xhuëshumi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Të deleguarit e idhujtarëve kurejshë caktuan një shpërblim për atë që vret ose sjell të gjallë të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe Ebu Bekrin. Teksa unë isha ulur në një prej ndejave të fisit tim benu mudlixh, erdhi njëri prej tyre, u ndal te ne dhe tha: “O Suraka, pak më parë pashë diçka të zezë pranë bregdetit, mendoj se është Muhamedi me shokët e tij. Suraka tha: “Unë e dija se ata ishin, por thashë: “Jo, nuk janë ata, porse ti ke parë filanin e filanin, të cilët veçse i kemi parë të dalin në kërkim të një kafshe që u ka humbur. Unë qëndrova edhe pak aty, pastaj u ngrita, shkova në shtëpi, e urdhërova robëreshën time që me kalin tim të dalë pas kodrine dhe ta mbajë aty. Unë e mora shtizën, dola mbrapa shtëpisë, e ula majën e shtizës përtokë, derisa shkova te kali dhe i hipa. E shpejtova kalin pak, derisa arrita afër tyre. Aty kali u pengua dhe unë u rrëzova. U ngrita dhe e zgjata dorën në trastë, i nxora shigjetat e fatit dhe parashikova fatin: a t'i sulmoj ata apo jo. Doli ajo që e urreja. Por, sërish i hipa kalit dhe nuk e respektova parashikimin e fatit. Vajta afër tyre, saqë e dëgjova edhe recitimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili nuk shikonte anash, kurse Ebu Bekri vështronte vazhdimisht. Aty m'u fundosën këmbët e para të kalit në tokë, deri në gjunjë dhe u rrëzova prej tij. Pastaj, e tremba kalin, i cili u ngrit dhe mezi i nxori këmbët. Me t'u ngritur në këmbë, prej gjurmëve të këmbëve të para doli një lloj pluhuri i shpërndarë në qiell sikurse tym. Unë prapë e parashikova fatin, mirëpo doli ajo që e urreja. Atëherë i thirra duke u kërkuar siguri, e ata u ndalën. I hipa kalit derisa shkova afër tyre. U binda nga ajo që më ndodhi pak më parë si pengesë që të mos arrij tek ata, se i Dërguari i Allahut ﷺ do të jetë fitimtar. I thashë Pejgamberit ﷺ: “Populli yt kanë caktuar një shpërblim për atë që të zë” dhe i tregova çfarë po planifikojnë njerëzit për ta. U ofrova ushqim dhe plaçka, por ata as m'i morën, as m'i kërkuan, por thjesht Pejgamberi ﷺ më tha: “Mos trego për ne!” I kërkova të më shkruajë një letër garancie. Atëherë ai e urdhëroi Amir ibn Fuhejrën, i cili në një copë lëkure e shkroi atë që kërkova, pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi rrugën. Ibn Shihabi ka thënë: “Më ka rrëfyer Urve ibn Zubejri, i cili tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e takoi Zubejrin me një grup tregtarësh muslimanë, që ishin duke u kthyer prej Shamit. Zubejri u dha rroba të bardha të Dërguarit Allahut ﷺ dhe Ebu Bekrit. Në Medinë muslimanët kishin dëgjuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte nisur prej Mekës, andaj dilnin çdo mëngjes te pllajat, duke e pritur atë, derisa të nxehtët e drekës i detyronte të ktheheshin. Një ditë, pasi pritën gjatë, u kthyen. Me të hyrë nëpër shtëpi, një hebre hipi mbi një kala, për të vëzhguar për një punë të tij. Aty e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe shokët e tij të veshur me të bardhë, por nuk shiheshin mirë nga mirazhi. Atëherë hebreu nuk u përmbajt, andaj thirri me zë shumë të lartë: “O ju arabë, ja, ky është zotëria juaj që po e prisni!” Muslimanët brofën, i morën armët dhe e pritën të Dërguarin e Allahut ﷺ prapa pllajës. Pejgamberi ﷺ shkoi nga ana e djathtë dhe u ndal te fisi benu amër ibn auf. Kjo ndodhi në ditën e hënë të muajit rebiul evel. Ebu Bekri u ngrit dhe i priste njerëzit, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ rrinte ulur duke heshtur. Disa ensarë, që nuk e kishin parë më herët të Dërguarin e Allahut ﷺ, filluan ta përshëndesin Ebu Bekrin (mendonin se ai ishte Pejgamberi ﷺ), derisa dielli i ra të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast Ebu Bekri filloi t'i bëjë hije me rrobën e tij. Atëherë njerëzit e njohën të Dërguarin e Allahut ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi te fisi benu amër ibn auf më shumë se dhjetë net. Aty u ndërtua xhamia e themeluar me devotshmëri, ku dhe u fal Pejgamberi ﷺ. Pastaj i hipi devesë së tij, ndërsa njerëzit i shkonin pas, derisa deveja u ul te vendi i Xhamisë së të Dërguarit të Allahut ﷺ në Medinë, vend në të cilin atëkohë faleshin disa muslimanë. Ky vend ishte vend tharje e hurmave, që ishte pronë e Suhejlit dhe Sehlit, dy djem jetimë nën përkujdesjen e Esad ibn Zurarës. Pasi deveja u ul aty, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky vend, në dashtë Allahu, do të jetë vendi ku do të zbres.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ i thirri dy djemtë dhe u kërkoi që t'ia shesin atë vend, për ta ndërtuar xhaminë. Ata thanë: “Jo, por po ta dhurojmë, o i Dërguari i Allahut!” I Dërguari i Allahut ﷺ nuk e pranoi si dhuratë, por këmbënguli t'ua blejë. Më pas e ndërtoi xhaminë dhe vetë i Dërguari i Allahut ﷺ bartte tulla gjatë ndërtimit dhe thoshte: “Kësaj i them barrë, e jo barrës së Hajberit, Kjo, o Zoti ynë, është më e mirë e më e pastër.” Po ashtu thoshte: “O Allah, shpërblimi i vërtetë është ai në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët mëshiroi krejt!” Ai e recitoi poezinë e njërit prej muslimanëve, por që nuk e përmendi emrin e tij. Ibn Shihabi ka thënë: “Nuk na ka arritur ndonjë hadith se Pejgamberi ﷺ ka recituar ndonjë strofë të plotë përpos kësaj strofe.”

Arabisht

قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: وَأَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ مَالِكٍ الْمُدْلِجِيُّ - وَهُوَ ابْنُ أَخِي سُرَاقَةَ بْنِ مَالِكِ بْنِ جُعْشُمٍ - أَنَّ أَبَاهُ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، سَمِعَ سُرَاقَةَ بْنَ جُعْشُمٍ يَقُولُ: جَاءَنَا رُسُلُ كُفَّارِ قُرَيْشٍ يَجْعَلُونَ فِي رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَأَبِي بَكْرٍ دِيَةَ كُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا، مَنْ قَتَلَهُ أَوْ أَسَرَهُ، فَبَيْنَمَا أَنَا جَالِسٌ فِي مَجْلِسٍ مِنْ مَجَالِسِ قَوْمِي بَنِي مُدْلِجٍ أَقْبَلَ رَجُلٌ مِنْهُمْ حَتَّى قَامَ عَلَيْنَا وَنَحْنُ جُلُوسٌ، فَقَالَ: يَا سُرَاقَةُ، إِنِّي قَدْ رَأَيْتُ آنِفًا أَسْوِدَةً بِالسَّاحِلِ - أُرَاهَا مُحَمَّدًا وَأَصْحَابَهُ. قَالَ سُرَاقَةُ: فَعَرَفْتُ أَنَّهُمْ هُمْ، فَقُلْتُ لَهُ: إِنَّهُمْ لَيْسُوا بِهِمْ، وَلَكِنَّكَ رَأَيْتَ فُلاَنًا وَفُلاَنًا انْطَلَقُوا بِأَعْيُنِنَا. ثُمَّ لَبِثْتُ فِي الْمَجْلِسِ سَاعَةً، ثُمَّ قُمْتُ فَدَخَلْتُ فَأَمَرْتُ جَارِيَتِي أَنْ تَخْرُجَ بِفَرَسِي وَهِيَ مِنْ وَرَاءِ أَكَمَةٍ فَتَحْبِسَهَا عَلَىَّ، وَأَخَذْتُ رُمْحِي، فَخَرَجْتُ بِهِ مِنْ ظَهْرِ الْبَيْتِ، فَحَطَطْتُ بِزُجِّهِ الأَرْضَ، وَخَفَضْتُ عَالِيَهُ حَتَّى أَتَيْتُ فَرَسِي فَرَكِبْتُهَا، فَرَفَعْتُهَا تُقَرَّبُ بِي حَتَّى دَنَوْتُ مِنْهُمْ، فَعَثَرَتْ بِي فَرَسِي، فَخَرَرْتُ عَنْهَا فَقُمْتُ، فَأَهْوَيْتُ يَدِي إِلَى كِنَانَتِي فَاسْتَخْرَجْتُ مِنْهَا الأَزْلاَمَ، فَاسْتَقْسَمْتُ بِهَا أَضُرُّهُمْ أَمْ لاَ؟ فَخَرَجَ الَّذِي أَكْرَهُ، فَرَكِبْتُ فَرَسِي، وَعَصَيْتُ الأَزْلاَمَ، تُقَرِّبُ بِي حَتَّى إِذَا سَمِعْتُ قِرَاءَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ لاَ يَلْتَفِتُ، وَأَبُو بَكْرٍ يُكْثِرُ الاِلْتِفَاتَ سَاخَتْ يَدَا فَرَسِي فِي الأَرْضِ حَتَّى بَلَغَتَا الرُّكْبَتَيْنِ، فَخَرَرْتُ عَنْهَا ثُمَّ زَجَرْتُهَا فَنَهَضَتْ، فَلَمْ تَكَدْ تُخْرِجُ يَدَيْهَا، فَلَمَّا اسْتَوَتْ قَائِمَةً، إِذَا لِأَثَرِ يَدَيْهَا عُثَانٌ سَاطِعٌ فِي السَّمَاءِ مِثْلُ الدُّخَانِ، فَاسْتَقْسَمْتُ بِالأَزْلاَمِ، فَخَرَجَ الَّذِي أَكْرَهُ، فَنَادَيْتُهُمْ بِالأَمَانِ فَوَقَفُوا، فَرَكِبْتُ فَرَسِي حَتَّى جِئْتُهُمْ، وَوَقَعَ فِي نَفْسِي حِينَ لَقِيتُ مَا لَقِيتُ مِنَ الْحَبْسِ عَنْهُمْ أَنْ سَيَظْهَرُ أَمْرُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ لَهُ: إِنَّ قَوْمَكَ قَدْ جَعَلُوا فِيكَ الدِّيَةَ. وَأَخْبَرْتُهُمْ أَخْبَارَ مَا يُرِيدُ النَّاسُ بِهِمْ، وَعَرَضْتُ عَلَيْهِمِ الزَّادَ وَالْمَتَاعَ، فَلَمْ يَرْزَآنِي وَلَمْ يَسْأَلاَنِي إِلاَّ أَنْ قَالَ: "أَخْفِ عَنَّا". فَسَأَلْتُهُ أَنْ يَكْتُبَ لِي كِتَابَ أَمْنٍ، فَأَمَرَ عَامِرَ بْنَ فُهَيْرَةَ، فَكَتَبَ فِي رُقْعَةٍ مِنْ أَدِيمٍ، ثُمَّ مَضَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَأَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَقِيَ الزُّبَيْرَ فِي رَكْبٍ مِنَ الْمُسْلِمِينَ كَانُوا تِجَارًا قَافِلِينَ مِنَ الشَّامِ، فَكَسَا الزُّبَيْرُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَأَبَا بَكْرٍ ثِيَابَ بَيَاضٍ، وَسَمِعَ الْمُسْلِمُونَ بِالْمَدِينَةِ مَخْرَجَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنْ مَكَّةَ، فَكَانُوا يَغْدُونَ كُلَّ غَدَاةٍ إِلَى الْحَرَّةِ فَيَنْتَظِرُونَهُ، حَتَّى يَرُدَّهُمْ حَرُّ الظَّهِيرَةِ، فَانْقَلَبُوا يَوْمًا بَعْدَ مَا أَطَالُوا انْتِظَارَهُمْ، فَلَمَّا أَوَوْا إِلَى بُيُوتِهِمْ، أَوْفَى رَجُلٌ مِنْ يَهُودَ عَلَى أُطُمٍ مِنْ آطَامِهِمْ لِأَمْرٍ يَنْظُرُ إِلَيْهِ، فَبَصُرَ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَأَصْحَابِهِ مُبَيَّضِينَ يَزُولُ بِهِمُ السَّرَابُ، فَلَمْ يَمْلِكِ الْيَهُودِيُّ أَنْ قَالَ بِأَعْلَى صَوْتِهِ: يَا مَعَاشِرَ الْعَرَبِ هَذَا جَدُّكُمُ الَّذِي تَنْتَظِرُونَ. فَثَارَ الْمُسْلِمُونَ إِلَى السِّلاَحِ، فَتَلَقَّوْا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بِظَهْرِ الْحَرَّةِ، فَعَدَلَ بِهِمْ ذَاتَ الْيَمِينِ حَتَّى نَزَلَ بِهِمْ فِي بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ، وَذَلِكَ يَوْمَ الاِثْنَيْنِ مِنْ شَهْرِ رَبِيعٍ الأَوَّلِ، فَقَامَ أَبُو بَكْرٍ لِلنَّاسِ، وَجَلَسَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ صَامِتًا، فَطَفِقَ مَنْ جَاءَ مِنَ الأَنْصَارِ مِمَّنْ لَمْ يَرَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يُحَيِّي أَبَا بَكْرٍ، حَتَّى أَصَابَتِ الشَّمْسُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَقْبَلَ أَبُو بَكْرٍ حَتَّى ظَلَّلَ عَلَيْهِ بِرِدَائِهِ، فَعَرَفَ النَّاسُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عِنْدَ ذَلِكَ، فَلَبِثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ بِضْعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً وَأُسِّسَ الْمَسْجِدُ الَّذِي أُسِّسَ عَلَى التَّقْوَى، وَصَلَّى فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ رَكِبَ رَاحِلَتَهُ فَسَارَ يَمْشِي مَعَهُ النَّاسُ حَتَّى بَرَكَتْ عِنْدَ مَسْجِدِ الرَّسُولِ ﷺ بِالْمَدِينَةِ، وَهُوَ يُصَلِّي فِيهِ يَوْمَئِذٍ رِجَالٌ مِنَ الْمُسْلِمِينَ، وَكَانَ مِرْبَدًا لِلتَّمْرِ لِسُهَيْلٍ وَسَهْلٍ غُلاَمَيْنِ يَتِيمَيْنِ فِي حَجْرِ [أَسْعَدَ] بْنِ زُرَارَةَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ بَرَكَتْ بِهِ رَاحِلَتُهُ: "هَذَا إِنْ شَاءَ اللَّهُ الْمَنْزِلُ". ثُمَّ دَعَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْغُلاَمَيْنِ، فَسَاوَمَهُمَا بِالْمِرْبَدِ لِيَتَّخِذَهُ مَسْجِدًا، فَقَالاَ: [لاَ] بَلْ نَهَبُهُ لَكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، فأبى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يَقْبَلَهُ مِنْهُمَا هِبَةً حَتَى إِبْتَاعَهُ مِنْهُمَا، ثُمَّ بَنَاهُ مَسْجِدًا، وَطَفِقَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَنْقُلُ مَعَهُمُ اللَّبِنَ فِي بُنْيَانِهِ، وَيَقُولُ: "هَذَا الْحِمَالُ لاَ حِمَالَ خَيْبَرْ، هَذَا أَبَرُّ رَبَّنَا وَأَطْهَرْ". وَيَقُولُ: "اللَّهُمَّ إِنَّ الأَجْرَ أَجْرُ الآخِرَهْ، فَارْحَمِ الأَنْصَارَ وَالْمُهَاجِرَهْ". فَتَمَثَّلَ بِشِعْرِ رَجُلٍ مِنَ الْمُسْلِمِينَ لَمْ يُسَمَّ لِي. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: وَلَمْ يَبْلُغْنَا فِي الأَحَادِيثِ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَمَثَّلَ بِبَيْتِ شِعْرٍ تَامٍّ غَيْرِ هَذِهِ الْأَبْيَاتَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3906