Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Mensur ibn Sadi, e ky nga Mejmun ibn Sijahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin sikurse ne, drejtohet nga kibla jonë dhe e ha mishin e therur nga ne, është musliman që meriton mbrojtjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Andaj, mos e tradhtoni Allahun (në besën e dhënë) .”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَبَّاسٍ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ الْمَهْدِيِّ قَالَ: حَدَّثَنَا مَنْصُورُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ مَيْمُونِ بْنِ سِيَاهٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ صَلَّى صَلاَتَنَا، وَاسْتَقْبَلَ قِبْلَتَنَا، وَأَكَلَ ذَبِيحَتَنَا، فَذَلِكَ الْمُسْلِمُ الَّذِي لَهُ ذِمَّةُ اللَّهِ وَذِمَّةُ رَسُولِهِ، فَلاَ تُخْفِرُوا اللَّهَ فِي ذِمَّتِهِ".