Duhejmi ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Ebu Ubejdi, e ky nga Ukbe ibn Vesaxhi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, Ebu Bekri ishte më i vjetri nga shokët e tij. Më pas, ai i mbuloi thinjat me këna dhe voshtër, saqë ngjyra iu skuq shumë.”
وَقَالَ دُحَيْمٌ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ: حَدَّثَنِي أَبُو عُبَيْدٍ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ وَسَّاجٍ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ الْمَدِينَةَ، فَكَانَ أَسَنَّ أَصْحَابِهِ أَبُو بَكْرٍ، فَغَلَفَهَا بِالْحِنَّاءِ وَالْكَتَمِ حَتَّى قَنَأَ لَوْنُهَا.