Sahihu i Buhariut — Hadithi 3926

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, Ebu Bekri dhe Bilali u sëmurën. Unë shkova tek ata dhe i pyeta: “O babai im, si je? O Bilal, si je?” Kur Ebu Bekrin e kapte zjarrmia, thoshte: "Çdo person gdhihet në familjen e vet, E më afër se lidhësen e këpucës ka vdekjen që e pret.” Ndërkaq, kur Bilalit i kalonte pakëz zjarrmia, e ngrinte zërin duke thënë: "Sikur të mund të kaloja një natë të vetme në një luginë, I rrethuar me idhhir e xhelil! A do të vijë dita kur do të mund të pi ujë në mixhene, Dhe a do të shohë më kodrinat Shameh e Tafil?” Aishja shton: “Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova për këtë, i cili në atë rast tha: “O Allah, na e bëj të dashur Medinën ashtu siç e donim Mekën, ose më shumë, dhe bëje atë të shëndetshme për ne! O Allah, na begato në sain dhe mudin tonë! Ndërkaq, zjarrminë e saj dërgoje në Xhuhfe!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَنَّهَا قَالَتْ: لَمَّا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ وُعِكَ أَبُو بَكْرٍ وَبِلاَلٌ قَالَتْ: فَدَخَلْتُ عَلَيْهِمَا فَقُلْتُ يَا أَبَتِ كَيْفَ تَجِدُكَ؟ وَيَا بِلاَلُ، كَيْفَ تَجِدُكَ؟ قَالَتْ: فَكَانَ أَبُو بَكْرٍ إِذَا أَخَذَتْهُ الْحُمَّى يَقُولُ: كُلُّ امْرِئٍ مُصَبَّحٌ فِي أَهْلِهِ وَالْمَوْتُ أَدْنَى مِنْ شِرَاكِ نَعْلِهِ وَكَانَ بِلاَلٌ إِذَا أَقْلَعَ عَنْهُ [الْحُمَّى] يَرْفَعُ عَقِيرَتَهُ وَيَقُولُ: أَلاَ لَيْتَ شِعْرِي هَلْ أَبِيتَنَّ لَيْلَةً، بِوَادٍ وَحَوْلِي إِذْخِرٌ وَجَلِيلُ. وَهَلْ أَرِدَنْ يَوْمًا مِيَاهَ مَجَنَّةٍ، وَهَلْ يَبْدُوَنْ لِي شَامَةٌ وَطَفِيلُ؟ قَالَتْ عَائِشَةُ: فَجِئْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ فَقَالَ: "اللَّهُمَّ حَبِّبْ إِلَيْنَا الْمَدِينَةَ كَحُبِّنَا مَكَّةَ أَوْ أَشَدَّ، وَصَحِّحْهَا وَبَارِكْ لَنَا فِي صَاعِهَا وَمُدِّهَا، وَانْقُلْ حُمَّاهَا فَاجْعَلْهَا بِالْجُحْفَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3926