{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3929",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3929",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3929",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Umu Alai (Allahu qoftë i kënaqur e të), - një ensare që ia kishte dhënë besën Pejgamberit ﷺ, - rrëfen: “Othman ibn Medhunit i ra shorti të vijë te ne kur ensarët hodhën short për t'i akomoduar muhaxhirët (në Medinë). Por, duke qenë te ne, Othman ibn Medhunin e kaploi një sëmundje, andaj unë e mjekova deri në vdekje, pastaj e qefinosëm me rrobat e tij. Kur Pejgamberi ﷺ erdhi te ne, unë thashë: “Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o Ebu Saib (Othman ibn Medhun)! Unë jam dëshmitare jotja që Allahu të ka nderuar.” Pejgamberi ﷺ më tha: “E si e ditke ti se Allahu e ka nderuar atë?” I thashë: “Nuk e di, t'u bëfsha kurban me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut, e kë pra (e mëshiruaka Allahu)?!” Ai më tha: “Sa i përket këtij, betohem në Allahun se i ka ardhur e qarta (vdekja) . Betohem në Allahun se unë shpresoj për të mirësinë. Ndërkaq, betohem në Allahun se unë as për vete nuk e di çfarë do të bëhet me mua, edhe pse jam i Dërguari i Allahut.” Pastaj thashë: “Betohem në Allahun se më s'do të lavdëroj askënd pas tij.” Më pas u pikëllova nga kjo gjë dhe, pasi fjeta, e pashë Othmanin në ëndërr tek po i rridhte një lumë. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Ajo është vepra e tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet e ensarëve",
    "position": 63,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/63/virtytet-e-ensareve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3929",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Umu Ala Ensarja"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ خَارِجَةَ بْنِ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ: أَنَّ أُمَّ الْعَلاَءِ - امْرَأَةً مِنْ نِسَائِهِمْ بَايَعَتِ النَّبِيَّ ﷺ - أَخْبَرَتْهُ: أَنَّ عُثْمَانَ بْنَ مَظْعُونٍ طَارَ لَهُمْ فِي السُّكْنَى حِينَ اقْتَرَعَتِ الأَنْصَارُ عَلَى سُكْنَى الْمُهَاجِرِينَ، قَالَتْ أُمُّ الْعَلاَءِ: فَاشْتَكَى عُثْمَانُ عِنْدَنَا، فَمَرَّضْتُهُ حَتَّى تُوُفِّيَ، وَجَعَلْنَاهُ فِي أَثْوَابِهِ، فَدَخَلَ عَلَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ فَقُلْتُ: رَحْمَةُ اللَّهِ عَلَيْكَ أَبَا السَّائِبِ، شَهَادَتِي عَلَيْكَ لَقَدْ أَكْرَمَكَ اللَّهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"وَمَا يُدْرِيكِ أَنَّ اللَّهَ أَكْرَمَهُ؟\" قَالَتْ: قُلْتُ: لاَ أَدْرِي بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَمَنْ؟ قَالَ: \"أَمَّا هُوَ فَقَدْ جَاءَهُ وَاللَّهِ الْيَقِينُ، وَاللَّهِ إِنِّي لَأَرْجُو لَهُ الْخَيْرَ، وَمَا أَدْرِي وَاللَّهِ وَأَنَا رَسُولُ اللَّهِ مَا يُفْعَلُ بِي\". قَالَتْ: فَوَاللَّهِ لاَ أُزَكِّي أَحَدًا بَعْدَهُ. قَالَتْ: فَأَحْزَنَنِي ذَلِكَ فَنِمْتُ فَأُرِيتُ لِعُثْمَانَ بْنِ مَظْعُونٍ عَيْنًا تَجْرِي، فَجِئْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ. فَقَالَ: \"ذَلِكَ عَمَلُهُ\".",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Umu Alai (Allahu qoftë i kënaqur e të), - një ensare që ia kishte dhënë besën Pejgamberit ﷺ, - rrëfen: “Othman ibn Medhunit i ra shorti të vijë te ne kur ensarët hodhën short për t'i akomoduar muhaxhirët (në Medinë). Por, duke qenë te ne, Othman ibn Medhunin e kaploi një sëmundje, andaj unë e mjekova deri në vdekje, pastaj e qefinosëm me rrobat e tij. Kur Pejgamberi ﷺ erdhi te ne, unë thashë: “Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o Ebu Saib (Othman ibn Medhun)! Unë jam dëshmitare jotja që Allahu të ka nderuar.” Pejgamberi ﷺ më tha: “E si e ditke ti se Allahu e ka nderuar atë?” I thashë: “Nuk e di, t'u bëfsha kurban me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut, e kë pra (e mëshiruaka Allahu)?!” Ai më tha: “Sa i përket këtij, betohem në Allahun se i ka ardhur e qarta (vdekja) . Betohem në Allahun se unë shpresoj për të mirësinë. Ndërkaq, betohem në Allahun se unë as për vete nuk e di çfarë do të bëhet me mua, edhe pse jam i Dërguari i Allahut.” Pastaj thashë: “Betohem në Allahun se më s'do të lavdëroj askënd pas tij.” Më pas u pikëllova nga kjo gjë dhe, pasi fjeta, e pashë Othmanin në ëndërr tek po i rridhte një lumë. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Ajo është vepra e tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3929.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3929.json"
  }
}