Sahihu i Buhariut — Hadithi 3936

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Amiri, i biri i Sad ibn Malikut (Ebu Vekasit), se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më vizitoi vitin e Haxhit të Lamtumirës, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që më solli në prag të vdekjes, e në atë rast i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më ka goditur një sëmundje e rëndë, siç po e sheh. Unë kam shumë pasuri, ndërkohë trashëgimtare kam vetëm një vajzë. A të jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime?” - “Jo” , - tha ai. - Po gjysmën? - e pyeta. - “Jo” , - tha ai. - “ Një të tretën, o Sad, madje edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh nevojtarë e t'u lypin njerëzve”, - tha Pejgamberi ﷺ. Ahmed ibn Junusi transmeton nga Ibrahimi se (Pejgamberi ﷺ ka thënë): “T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë. Për çdo lëmoshë që jep, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e bashkëshortes sate.” - O i Dërguari i Allahut, a do të mbetem (në Mekë) pas shokëve të mi (të cilët do të kthehen në Medinë)? - i thashë. - “Nuk ndodh të jetosh gjatë, të punosh vepër të mirë duke kërkuar shpërblimin e Allahut e të të mos shtohet (për të) një gradë dhe lartësim. Mbase do të jetosh, aq sa dikush (nga miqtë) do të përfitojë nga ti, e dikush (nga armiqtë) do të dëmtohet prej teje. O Allah! Plotësoje hixhretin e shokëve të mi, e mos i kthe mbrapa (nga ku kanë bërë hixhret) . Sa i pafat që është Sad ibn Haule!” - tha Pejgamberi ﷺ. (Transmetuesi i këtij hadithi, ka thënë:) I Dërguari i Allahut ﷺ e qante atë pse pati vdekur në Mekë (sepse nuk u pëlqente të vdisnin aty pasi kishin bërë hixhret ). Ahmed ibn Junusi dhe Musai transmetojnë nga Ibrahimi se (Pejgamberi ﷺ ka thënë): “T'i lësh trashëgimtarët e tu...”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَامِرِ بْنِ سَعْدِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: عَادَنِي النَّبِيُّ ﷺ عَامَ حَجَّةِ الْوَدَاعِ مِنْ مَرَضٍ أَشْفَيْتُ مِنْهُ عَلَى الْمَوْتِ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، بَلَغَ بِي مِنَ الْوَجَعِ مَا تَرَى، وَأَنَا ذُو مَالٍ وَلاَ يَرِثُنِي إِلاَّ ابْنَةٌ لِي وَاحِدَةٌ، أَفَأَتَصَدَّقُ بِثُلُثَىْ مَالِي؟ قَالَ: "لاَ". قَالَ: فَأَتَصَدَّقُ بِشَطْرِهِ؟ قَالَ: "لاَ". قَالَ: "الثُّلُثُ يَا سَعْدُ، وَالثُّلُثُ كَثِيرٌ، إِنَّكَ أَنْ تَذَرَ ذُرِّيَّتَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَذَرَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ". قَالَ أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ عَنْ إِبْرَاهِيمَ: "أَنْ تَذَرَ ذُرِّيَّتَكَ، وَلَسْتَ بِنَافِقٍ نَفَقَةً تَبْتَغِي بِهَا وَجْهَ اللَّهِ إِلاَّ آجَرَكَ اللَّهُ بِهَا، حَتَّى اللُّقْمَةَ تَجْعَلُهَا فِي فِي امْرَأَتِكَ". قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أُخَلَّفُ بَعْدَ أَصْحَابِي؟ قَالَ: "إِنَّكَ لَنْ تُخَلَّفَ فَتَعْمَلَ عَمَلاً تَبْتَغِي بِهِ وَجْهَ اللَّهِ إِلاَّ ازْدَدْتَ بِهِ دَرَجَةً وَرِفْعَةً، وَلَعَلَّكَ تُخَلَّفُ حَتَّى يَنْتَفِعَ بِكَ أَقْوَامٌ، وَيُضَرَّ بِكَ آخَرُونَ، اللَّهُمَّ أَمْضِ لِأَصْحَابِي هِجْرَتَهُمْ، وَلاَ تَرُدَّهُمْ عَلَى أَعْقَابِهِمْ، لَكِنِ الْبَائِسُ سَعْدُ ابْنُ خَوْلَةَ". يَرْثِي لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ تُوُفِّيَ بِمَكَّةَ. وَقَالَ أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ وَمُوسَى عَنْ إِبْرَاهِيمَ: "أَنْ تَذَرَ وَرَثَتَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3936