{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3938",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3938",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3938",
  "text": "Hamid ibn Omeri më ka treguar nga Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdullah ibn Selamit i arriti lajmi për shpërnguljen e Pejgamberit ﷺ në Medinë, erdhi dhe i tha: “Dua të të pyes për tri gjëra, të cilat i di vetëm një pejgamber: Cila është shenja e parë e Kiametit? Cili është ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit? Si i ngjason fëmija babait dhe si i ngjason nënës? Pejgamberi ﷺ i tha: “Xhibrili më lajmëroi pak më parë për këtë.” Ibn Selami tha: “Ai është armiku i hebrenjve nga radhët e melekëve.” Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Shenja e parë e Kiametit është një zjarr që do t'i tubojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës. Ndërkaq, sa i përket fëmijës, kur sperma e burrit ia parakalon spermës së gruas, fëmija i ngjason burrit e, nëse sperma e gruas ia parakalon spermës së burrit, i ngjason gruas.” Abdullahu tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut. Pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut, hebrenjtë janë popull shpifës. Pyeti ata për mua, para se ta dinë se unë jam bërë musliman.” Kur hebrenjtë erdhën, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Çfarë burri është Abdullah ibn Selami në mesin tuaj?” Ata thanë: “Më i miri dhe biri i më të mirit ndër ne, si dhe më i vlefshmi dhe biri i më të vlefshmit ndër ne. Pejgamberi ﷺ u tha: “Po nëse Abdullah ibn Selami do ta pranonte Islamin?” Ata thanë: “Allahu e ruajttë nga kjo gjë!” Ai ua përsëriti këtë pyetje, e ata iu përgjigjën njëjtë. Atëherë Abdullahu doli para tyre dhe tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Ata thanë: “Ai është më i keqi dhe biri i më të keqit ndër ne”, - dhe filluan ta nënçmojnë. Abdullahu tha: “Kësaj i frikësohesha, o i Dërguari i Allahut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Virtytet e ensarëve",
    "position": 63,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/63/virtytet-e-ensareve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3938",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي حَامِدُ بْنُ عُمَرَ، عَنْ بِشْرِ بْنِ الْمُفَضَّلِ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ، حَدَّثَنَا أَنَسٌ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ سَلاَمٍ بَلَغَهُ مَقْدَمُ النَّبِيِّ ﷺ الْمَدِينَةَ، فَأَتَاهُ يَسْأَلُهُ عَنْ أَشْيَاءَ، فَقَالَ: إِنِّي سَائِلُكَ عَنْ ثَلاَثٍ لاَ يَعْلَمُهُنَّ إِلاَّ نَبِيٌّ: مَا أَوَّلُ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ؟ وَمَا أَوَّلُ طَعَامٍ يَأْكُلُهُ أَهْلُ الْجَنَّةِ؟ وَمَا بَالُ الْوَلَدِ يَنْزِعُ إِلَى أَبِيهِ أَوْ إِلَى أُمِّهِ؟ قَالَ: \"أَخْبَرَنِي بِهِ جِبْرِيلُ آنِفًا\". قَالَ ابْنُ سَلاَمٍ: ذَاكَ عَدُوُّ الْيَهُودِ مِنَ الْمَلاَئِكَةِ. قَالَ: \"أَمَّا أَوَّلُ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ فَنَارٌ تَحْشُرُهُمْ مِنَ الْمَشْرِقِ إِلَى الْمَغْرِبِ، وَأَمَّا أَوَّلُ طَعَامٍ يَأْكُلُهُ أَهْلُ الْجَنَّةِ، فَزِيَادَةُ كَبِدِ الْحُوتِ، وَأَمَّا الْوَلَدُ، فَإِذَا سَبَقَ مَاءُ الرَّجُلِ مَاءَ الْمَرْأَةِ نَزَعَ الْوَلَدَ، وَإِذَا سَبَقَ مَاءُ الْمَرْأَةِ مَاءَ الرَّجُلِ نَزَعَتِ الْوَلَدَ\". قَالَ: أَشْهَدُ أَنَّ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ. قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ الْيَهُودَ قَوْمٌ بُهُتٌ، فَاسْأَلْهُمْ عَنِّي قَبْلَ أَنْ يَعْلَمُوا بِإِسْلاَمِي. فَجَاءَتِ الْيَهُودُ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَىُّ رَجُلٍ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَلاَمٍ فِيكُمْ؟\" قَالُوا: خَيْرُنَا وَابْنُ خَيْرِنَا وَأَفْضَلُنَا وَابْنُ أَفْضَلِنَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَسْلَمَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَلاَمٍ؟\" قَالُوا: أَعَاذَهُ اللَّهُ مِنْ ذَلِكَ. فَأَعَادَ عَلَيْهِمْ، فَقَالُوا مِثْلَ ذَلِكَ، فَخَرَجَ إِلَيْهِمْ عَبْدُ اللَّهِ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ. قَالُوا: شَرُّنَا وَابْنُ شَرِّنَا. وَتَنَقَّصُوهُ. قَالَ: هَذَا كُنْتُ أَخَافُ يَا رَسُولَ اللَّهِ.",
    "albanian": "Hamid ibn Omeri më ka treguar nga Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdullah ibn Selamit i arriti lajmi për shpërnguljen e Pejgamberit ﷺ në Medinë, erdhi dhe i tha: “Dua të të pyes për tri gjëra, të cilat i di vetëm një pejgamber: Cila është shenja e parë e Kiametit? Cili është ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit? Si i ngjason fëmija babait dhe si i ngjason nënës? Pejgamberi ﷺ i tha: “Xhibrili më lajmëroi pak më parë për këtë.” Ibn Selami tha: “Ai është armiku i hebrenjve nga radhët e melekëve.” Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Shenja e parë e Kiametit është një zjarr që do t'i tubojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës. Ndërkaq, sa i përket fëmijës, kur sperma e burrit ia parakalon spermës së gruas, fëmija i ngjason burrit e, nëse sperma e gruas ia parakalon spermës së burrit, i ngjason gruas.” Abdullahu tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut. Pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut, hebrenjtë janë popull shpifës. Pyeti ata për mua, para se ta dinë se unë jam bërë musliman.” Kur hebrenjtë erdhën, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Çfarë burri është Abdullah ibn Selami në mesin tuaj?” Ata thanë: “Më i miri dhe biri i më të mirit ndër ne, si dhe më i vlefshmi dhe biri i më të vlefshmit ndër ne. Pejgamberi ﷺ u tha: “Po nëse Abdullah ibn Selami do ta pranonte Islamin?” Ata thanë: “Allahu e ruajttë nga kjo gjë!” Ai ua përsëriti këtë pyetje, e ata iu përgjigjën njëjtë. Atëherë Abdullahu doli para tyre dhe tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Ata thanë: “Ai është më i keqi dhe biri i më të keqit ndër ne”, - dhe filluan ta nënçmojnë. Abdullahu tha: “Kësaj i frikësohesha, o i Dërguari i Allahut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3938.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3938.json"
  }
}