3939, 3940 - Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Ebu Minhali tregon: “Një ortak imi, në treg shiti disa dërhemë veresie, e në atë rast thashë: “Subhanallah! Vallë, lejohet kjo?” Ai tha: “Subhanallah! Betohem në Allahun se i shita në treg e askush nuk më qortoi. Kështu, e pyeta Bera ibn Azibin, i cili më tha: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi (në Medinë), ne merreshim me këtë lloj tregtie, i cili atëherë na tha: “Nëse bëhet aty për aty, dorë më dorë, nuk prish punë, por, nëse bëhet veresie, nuk lejohet.” Shko takoje Zejd ibn Erkamin dhe pyete, sepse ai është tregtar më i madh se ne.” Pasi e pyeta Zejd ibn Erkamin, ai m'u përgjigj njëjtë. Sufjani njëherë pati thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, ne bënim shitblerjen (e monedhave) veresie deri në kohën e haxhit.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو: سَمِعَ أَبَا الْمِنْهَالِ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ مُطْعِمٍ قَالَ: بَاعَ شَرِيكٌ لِي دَرَاهِمَ فِي السُّوقِ نَسِيئَةً فَقُلْتُ: سُبْحَانَ اللَّهِ! أَيَصْلُحُ هَذَا؟ فَقَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ! وَاللَّهِ لَقَدْ بِعْتُهَا فِي السُّوقِ فَمَا عَابَهُ أَحَدٌ، فَسَأَلْتُ الْبَرَاءَ بْنَ عَازِبٍ فَقَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ وَنَحْنُ نَتَبَايَعُ هَذَا الْبَيْعَ، فَقَالَ: "مَا كَانَ يَدًا بِيَدٍ فَلَيْسَ بِهِ بَأْسٌ، وَمَا كَانَ نَسِيئَةً فَلاَ يَصْلُحُ". وَالْقَ زَيْدَ بْنَ أَرْقَمَ فَاسْأَلْهُ فَإِنَّهُ كَانَ أَعْظَمَنَا تِجَارَةً، فَسَأَلْتُ زَيْدَ بْنَ أَرْقَمَ فَقَالَ مِثْلَهُ. وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: قَدِمَ عَلَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ الْمَدِينَةَ وَنَحْنُ نَتَبَايَعُ، وَقَالَ: نَسِيئَةً إِلَى الْمَوْسِمِ أَوِ الْحَجِّ.