Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi se Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur doni t'i kryeni nevojat fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por drejtohuni nga lindja ose nga perëndimi.” Ebu Ejubi thotë: “Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Andaj, ndërronim drejtimin. (Pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar.” Po ashtu transmetohet nga Zuhriu, e ky nga Atai se ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Ejubin duke transmetuar njëjtë nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الأَنْصَارِيِّ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "إِذَا أَتَيْتُمُ الْغَائِطَ فَلاَ تَسْتَقْبِلُوا الْقِبْلَةَ وَلاَ تَسْتَدْبِرُوهَا، وَلَكِنْ شَرِّقُوا أَوْ غَرِّبُوا". قَالَ أَبُو أَيُّوبَ: فَقَدِمْنَا الشَّامَ فَوَجَدْنَا مَرَاحِيضَ بُنِيَتْ قِبَلَ الْقِبْلَةِ، فَنَنْحَرِفُ وَنَسْتَغْفِرُ اللَّهَ تَعَالَى. وَعَنِ الزُّهْرِيِّ عَنْ عَطَاءٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا أَيُّوبَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ.