Zijad ibn Ejubi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashures. Dikush i pyeti për këtë, e ata thanë: “Kjo është një ditë në të cilën Allahu i dha fitore Musait dhe benu israilëve kundër Faraonit, andaj ne po e agjërojmë këtë ditë me madhërim.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ne jemi më meritorë për Musain se ju.” Kështu, urdhëroi që kjo ditë të agjërohet.”
حَدَّثَنَا زِيَادُ بْنُ أَيُّوبَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: حَدَّثَنَا أَبُو بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ الْمَدِينَةَ وَجَدَ الْيَهُودَ يَصُومُونَ عَاشُورَاءَ، فَسُئِلُوا عَنْ ذَلِكَ، فَقَالُوا: هَذَا هُوَ الْيَوْمُ الَّذِي أَظْفَرَ اللَّهُ فِيهِ مُوسَى وَبَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَى فِرْعَوْنَ، وَنَحْنُ نَصُومُهُ تَعْظِيمًا لَهُ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "نَحْنُ أَوْلَى بِمُوسَى مِنْكُمْ". ثُمَّ أَمَرَ بِصَوْمِهِ.