Sahihu i Buhariut — Hadithi 3944

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i lëshonte flokët, kurse idhujtarët i ndanin në dysh. Edhe ithtarët e librave të shenjtë i lëshonin flokët. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ, në gjërat që nuk i kishte të përcaktuara me shpallje, pëlqente t'u ngjasonte ithtarëve të librave të shenjtë. Por, më vonë, Pejgamberi ﷺ filloi t'i ndajë flokët.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَسْدِلُ شَعْرَهُ، وَكَانَ الْمُشْرِكُونَ يَفْرُقُونَ رُؤُوسَهُمْ، وَكَانَ أَهْلُ الْكِتَابِ يَسْدِلُونَ رُؤُوسَهُمْ، وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُحِبُّ مُوَافَقَةَ أَهْلِ الْكِتَابِ فِيمَا لَمْ يُؤْمَرْ فِيهِ بِشَىْءٍ، ثُمَّ فَرَقَ النَّبِيُّ ﷺ رَأْسَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3944