Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari tregon: “E kemi pyetur Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “A i lejohet të bëjë marrëdhënie me bashkëshorten e vet atij që e kryen tavafin e umrës rreth Qabesë, por ende nuk e ka kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës?” Ai u përgjigj: “(Kur) Pejgamberi ﷺ erdhi (në Mekë), bëri tavaf rreth Qabesë shtatë herë, i fali dy rekate mbrapa Mekamit, pastaj eci mes Safasë dhe Mervës. Shembullin më të mirë e keni tek i Dërguari i Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ قَالَ: سَأَلْنَا ابْنَ عُمَرَ عَنْ رَجُلٍ، طَافَ بِالْبَيْتِ الْعُمْرَةَ، وَلَمْ يَطُفْ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، أَيَأْتِي امْرَأَتَهُ؟ فَقَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ فَطَافَ بِالْبَيْتِ سَبْعًا، وَصَلَّى خَلْفَ الْمَقَامِ رَكْعَتَيْنِ، وَطَافَ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، وَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ.