Sahihu i Buhariut — Hadithi 3954

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Abdulkerimi, e ky e ka dëgjuar Miksamin, të çrobëruarin e Abdullah ibn Harithit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) ka thënë: “Pra, (besimtarët që rrinë në shtëpitë e tyre) gjatë Luftës së Bedrit dhe ata që kanë dalë në Bedër.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ: أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الْكَرِيمِ، أَنَّهُ سَمِعَ مِقْسَمًا، مَوْلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْحَارِثِ يُحَدِّثُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ أَنَّهُ سَمِعَهُ يَقُولُ: ﴿لاَ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ...﴾ [النساء: ٩٥] عَنْ بَدْرٍ، وَالْخَارِجُونَ إِلَى بَدْرٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3954