Sahihu i Buhariut — Hadithi 3960

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ u drejtua nga Qabeja dhe bëri dua kundër disa personave kurejshë: kundër Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias, Velid ibn Utbes dhe Ebu Xhehl ibn Hishamit. Betohem në Allahun se të gjithë këta i pata parë të vdekur e të dekompozuar nga dielli, sepse ka qenë ditë shumë e nxehtë.

Arabisht

حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه - قَالَ: اسْتَقْبَلَ النَّبِيُّ ﷺ الْكَعْبَةَ فَدَعَا عَلَى نَفَرٍ مِنْ قُرَيْشٍ: عَلَى شَيْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَعُتْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ وَالْوَلِيدِ بْنِ عُتْبَةَ، وَأَبِي جَهْلِ بْنِ هِشَامٍ. فَأَشْهَدُ بِاللَّهِ لَقَدْ رَأَيْتُهُمْ صَرْعَى، قَدْ غَيَّرَتْهُمُ الشَّمْسُ، وَكَانَ يَوْمًا حَارًّا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3960