Sahihu i Buhariut — Hadithi 3963

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ditën e Bedrit Pejgamberi ﷺ pyeti: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti në tokë teksa bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë e ai ishte në prag të vdekjes. Ai e kapi për mjekre dhe e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?” Ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e ka vrarë populli i vet” - ose ka thënë: - “që e keni vrarë?” Ibn Muthena më ka thënë: “Ngjashëm na ka rrëfyer Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Sulejmani, e këtij i ka rrëfyer Enes ibn Maliku.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنْ سُلَيْمَانَ التَّيْمِيِّ، عَنْ أَنَسٍ- رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ بَدْرٍ: "مَنْ يَنْظُرُ مَا فَعَلَ أَبُو جَهْلٍ؟" فَانْطَلَقَ ابْنُ مَسْعُودٍ، فَوَجَدَهُ قَدْ ضَرَبَهُ ابْنَا عَفْرَاءَ حَتَّى بَرَدَ، فَأَخَذَ بِلِحْيَتِهِ فَقَالَ: أَنْتَ أَبُو جَهْلٍ؟ قَالَ: وَهَلْ فَوْقَ رَجُلٍ قَتَلَهُ قَوْمُهُ - أَوْ قَالَ: قَتَلْتُمُوهُ؟ - حَدَّثَنِي ابْنُ الْمُثَنَّى: أَخْبَرَنَا مُعَاذُ بْنُ مُعَاذٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ: أَخْبَرَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ، نَحْوَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3963