Muhamed ibn Abdullah Rakashiu më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën e Kiametit unë do të jem i pari që do t'i bie në gjunjë Allahut (të merrem në pyetje) për dyluftim (në rrugën e Tij në këtë botë).” Kajs ibn Ubadi ka thënë: Ajeti: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kanë hyrë në dyluftim ditën e Bedrit. Ata janë: Aliu, Hamzai dhe Ubejde ibn Harithi përballë Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias dhe Velid ibn Utbes.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الرَّقَاشِيُّ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي يَقُولُ: حَدَّثَنَا أَبُو مِجْلَزٍ، عَنْ قَيْسِ بْنِ عُبَادٍ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: أَنَا أَوَّلُ مَنْ يَجْثُو بَيْنَ يَدَىِ الرَّحْمَنِ لِلْخُصُومَةِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ. وَقَالَ قَيْسُ بْنُ عُبَادٍ: وَفِيهِمْ أُنْزِلَتْ: ﴿هَذَانِ خَصْمَانِ اخْتَصَمُوا فِي رَبِّهِمْ...﴾ [الحج: ١٩] قَالَ: هُمُ الَّذِينَ تَبَارَزُوا يَوْمَ بَدْرٍ: حَمْزَةُ وَعَلِيٌّ وَعُبَيْدَةُ أَوْ أَبُو عُبَيْدَةَ بْنُ الْحَارِثِ وَشَيْبَةُ بْنُ رَبِيعَةَ وَعُتْبَةُ وَالْوَلِيدُ بْنُ عُتْبَةَ.