{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3975",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3975",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3975",
  "text": "Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?” - Nëse unë i sulmoj ata, ju nuk e mbani fjalën, - tha Zubejri. - Nuk të tradhtojmë, - i thanë ata. Atëherë ai ua mësyu derisa i çau radhët e tyre dhe u fut thellë në mesin e tyre, pa pasur njeri me vete. Pastaj u kthye mbrapa, ndërkaq armiqtë e kapën për frenat e kalit dhe e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit. Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur, i fusja gishtat e mi në këto vende goditjesh.” Po ashtu, Urve ka thënë: “Atë ditë me të ka qenë edhe Abdullah ibn Zubejri, i cili ishte dhjetëvjeçar. Zubejri e pati hipur Abdullahun në një kalë dhe pati autorizuar dikë të kujdeset për të.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3975",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Urve ibn Zubejri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ أَصْحَابَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالُوا لِلزُّبَيْرِ يَوْمَ الْيَرْمُوكِ: أَلاَ تَشُدُّ فَنَشُدَّ مَعَكَ؟ فَقَالَ: إِنِّي إِنْ شَدَدْتُ كَذَبْتُمْ. فَقَالُوا: لاَ نَفْعَلُ. فَحَمَلَ عَلَيْهِمْ حَتَّى شَقَّ صُفُوفَهُمْ، فَجَاوَزَهُمْ وَمَا مَعَهُ أَحَدٌ، ثُمَّ رَجَعَ مُقْبِلاً، فَأَخَذُوا بِلِجَامِهِ، فَضَرَبُوهُ ضَرْبَتَيْنِ عَلَى عَاتِقِهِ بَيْنَهُمَا ضَرْبَةٌ ضُرِبَهَا يَوْمَ بَدْرٍ. قَالَ عُرْوَةُ: كُنْتُ أُدْخِلُ أَصَابِعِي فِي تِلْكَ الضَّرَبَاتِ أَلْعَبُ وَأَنَا صَغِيرٌ. قَالَ عُرْوَةُ: وَكَانَ مَعَهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الزُّبَيْرِ يَوْمَئِذٍ وَهُوَ ابْنُ عَشْرِ سِنِينَ، فَحَمَلَهُ عَلَى فَرَسٍ وَكَّلَ بِهِ رَجُلاً.",
    "albanian": "Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?” - Nëse unë i sulmoj ata, ju nuk e mbani fjalën, - tha Zubejri. - Nuk të tradhtojmë, - i thanë ata. Atëherë ai ua mësyu derisa i çau radhët e tyre dhe u fut thellë në mesin e tyre, pa pasur njeri me vete. Pastaj u kthye mbrapa, ndërkaq armiqtë e kapën për frenat e kalit dhe e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit. Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur, i fusja gishtat e mi në këto vende goditjesh.” Po ashtu, Urve ka thënë: “Atë ditë me të ka qenë edhe Abdullah ibn Zubejri, i cili ishte dhjetëvjeçar. Zubejri e pati hipur Abdullahun në një kalë dhe pati autorizuar dikë të kujdeset për të.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3975.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3975.json"
  }
}