Sahihu i Buhariut — Hadithi 3979

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë (duke vazhduar hadithin paraprak): “Kjo është sikurse kur i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal te pusi ku ndodheshin idhujtarët e vrarë në Bedër dhe nuk u tha sahabëve: “Ata dëgjojnë atë që po ua them” , por u pat thënë: “Ata tani e dinë se atë që ua thosha është e vërtetë.” Pastaj ajo recitoi ajetin: “Sigurisht që ti (Muhamed) nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë...” (Neml, 80) Dhe: “... kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22) Këtë ua ka thënë, atëherë kur i kanë merituar vendet e tyre në Zjarr.”

Arabisht

قَالَتْ: وَذَاكَ مِثْلُ قَوْلِهِ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَامَ عَلَى الْقَلِيبِ وَفِيهِ قَتْلَى بَدْرٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ، فَقَالَ لَهُمْ مَا قَالَ: "إِنَّهُمْ لَيَسْمَعُونَ مَا أَقُولُ". إِنَّمَا قَالَ: "إِنَّهُمُ الآنَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّ مَا كُنْتُ أَقُولُ لَهُمْ حَقٌّ". ثُمَّ قَرَأَتْ: ﴿إِنَّكَ لاَ تُسْمِعُ الْمَوْتَى...﴾ [النمل: ٨٠] ﴿... وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ﴾ [الفاطر: ٢٢] يَقُولُ: حِينَ تَبَوَّءُوا مَقَاعِدَهُمْ مِنَ النَّارِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3979