Sahihu i Buhariut — Hadithi 3983

Betejat · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Idrisi, e ky e ka dëgjuar Husajn ibn Abdurrahmanin, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi (në një punë): mua, Ebu Merthedin dhe Zubejrin, sepse ishim kalorës, e në atë rast na tha: “Nisuni dhe shkoni në kopshtin Hah, ku do të gjeni një grua idhujtare, e cila mban një letër të Hatib ibn Ebu Beltait dërguar idhujtarëve.” Kur e arritëm, ajo ishte hipur në deve, mu aty ku i Dërguari i Allahut ﷺ na tregoi, dhe i thamë: “Na jep letrën!” Ajo tha: “Nuk kam asnjë letër.” E ulëm devenë, e kontrolluam, por nuk gjetëm asnjë letër. Pastaj i thamë: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk gënjen: ose na jep letrën, ose do të të zhveshim (për të të kontrolluar).” Kur pa seriozitetin tonë, ia mësyu shokës (brezit), që e kishte rreth vetes, dhe e nxori letrën. Kështu, letrën ia dërguam të Dërguarit të Allahut ﷺ. Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, ai (Hatibi) e ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, andaj më lejo t'ia pres kokën!” Pejgamberi ﷺ i tha: “ (O Hatib) çka të shtyri të veprosh kështu?” Hatibi iu përgjigj: “Betohem në Allahun se nuk është që nuk po besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij ﷺ. Desha të kem dorë (pozitë) mbi fisin tim, që Allahu, nëpërmjet tyre, të ma mbrojë familjen dhe pasurinë. Ndërkohë, të gjithë shokët e tu atje kanë ndonjë familjar, nëpërmjet të cilëve Allahu ua mbron familjet dhe pasuritë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Jua tha të vërtetën. Të flitni vetëm mirë për të!” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, ai (Hatibi) e ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, prandaj më lejo t'ia pres kokën!” Pejgamberi ﷺ i tha: “A nuk ka qenë pjesëmarrës në Bedër?! Ndërkaq, Allahu i ka parë pjesëmarrësit në Bedër dhe u ka thënë: “Punoni ç'të doni, sepse ju është bërë obligim Xheneti”, - ose ka thënë: “... jua kam falur mëkatet .” Atëherë, Omerit i lotuan sytë dhe tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ إِدْرِيسَ قَالَ: سَمِعْتُ حُصَيْنَ بْنَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ سَعْدِ بْنِ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ السُّلَمِيِّ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبَا مَرْثَدٍ وَالزُّبَيْرَ وَكُلُّنَا فَارِسٌ قَالَ: "انْطَلِقُوا حَتَّى تَأْتُوا رَوْضَةَ خَاخٍ، فَإِنَّ بِهَا امْرَأَةً مِنَ الْمُشْرِكِينَ، مَعَهَا كِتَابٌ مِنْ حَاطِبِ بْنِ أَبِي بَلْتَعَةَ إِلَى الْمُشْرِكِينَ". فَأَدْرَكْنَاهَا تَسِيرُ عَلَى بَعِيرٍ لَهَا حَيْثُ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْنَا: الْكِتَابُ. فَقَالَتْ مَا مَعَنَا كِتَابٌ. فَأَنَخْنَاهَا فَالْتَمَسْنَا فَلَمْ نَرَ كِتَابًا، فَقُلْنَا: مَا كَذَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، لَتُخْرِجِنَّ الْكِتَابَ أَوْ لَنُجَرِّدَنَّكِ. فَلَمَّا رَأَتِ الْجِدَّ أَهْوَتْ إِلَى حُجْزَتِهَا وَهِيَ مُحْتَجِزَةٌ بِكِسَاءٍ فَأَخْرَجَتْهُ، فَانْطَلَقْنَا بِهَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَدْ خَانَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالْمُؤْمِنِينَ، فَدَعْنِي فَلِأَضْرِبْ عُنُقَهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَا حَمَلَكَ عَلَى مَا صَنَعْتَ؟" قَالَ حَاطِبٌ: وَاللَّهِ مَا بِي أَنْ لاَ أَكُونَ مُؤْمِنًا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ أَرَدْتُ أَنْ يَكُونَ لِي عِنْدَ الْقَوْمِ يَدٌ يَدْفَعُ اللَّهُ بِهَا عَنْ أَهْلِي وَمَالِي، وَلَيْسَ أَحَدٌ مِنْ أَصْحَابِكَ إِلاَّ لَهُ هُنَاكَ مِنْ عَشِيرَتِهِ مَنْ يَدْفَعُ اللَّهُ بِهِ عَنْ أَهْلِهِ وَمَالِهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "صَدَقَ، وَلاَ تَقُولُوا لَهُ إِلاَّ خَيْرًا". فَقَالَ عُمَرُ: إِنَّهُ قَدْ خَانَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالْمُؤْمِنِينَ، فَدَعْنِي فَلأَضْرِبَ عُنُقَهُ. فَقَالَ: "أَلَيْسَ مِنْ أَهْلِ بَدْرٍ؟" فَقَالَ: "لَعَلَّ اللَّهَ اطَّلَعَ إِلَى أَهْلِ بَدْرٍ؟ فَقَالَ: اعْمَلُوا مَا شِئْتُمْ فَقَدْ وَجَبَتْ لَكُمُ الْجَنَّةُ، أَوْ فَقَدْ غَفَرْتُ لَكُمْ". فَدَمَعَتْ عَيْنَا عُمَرَ وَقَالَ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3983