Sahihu i Buhariut — Hadithi 4000

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Ebu Hudhejfe, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Bedrit bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, e birësoi Salimin, siç e kishte birësuar Pejgamberi ﷺ Zejdin (para ndalesës). Ai e martoi Salimin me vajzën e vëllait të tij, Hind bint Velid ibn Utben. - Salimi ishte i çrobëruari i një gruaje ensare. - Kur dikush birësonte dikë në periudhën paraislame, të birësuarin njerëzit e thërrisnin në emër të atij (që e birësonte), njëherazi e trashëgonte atë, derisa Allahu i Madhëruar e zbriti ajetin: “Thirrni ata sipas baballarëve të tyre...” (Ahzab, 5) Atëherë Sehle shkoi te Pejgamberi ﷺ...” - dhe transmetuesi e përmendi hadithin deri në fund.

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّ أَبَا حُذَيْفَةَ وَكَانَ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ تَبَنَّى سَالِمًا، وَأَنْكَحَهُ بِنْتَ أَخِيهِ هِنْدَ بِنْتَ الْوَلِيدِ بْنِ عُتْبَةَ - وَهُوَ مَوْلًى لاِمْرَأَةٍ مِنَ الأَنْصَارِ - كَمَا تَبَنَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ زَيْدًا، وَكَانَ مَنْ تَبَنَّى رَجُلاً فِي الْجَاهِلِيَّةِ دَعَاهُ النَّاسُ إِلَيْهِ، وَوَرِثَ مِنْ مِيرَاثِهِ حَتَّى أَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿ادْعُوهُمْ لآبَائِهِمْ...﴾ [الأحزاب: ٥] فَجَاءَتْ سَهْلَةُ النَّبِيَّ ﷺ، فَذَكَرَ الْحَدِيثَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4000